LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku: Ja e vërteta, jemi në pritje të 11 lojtarëve

Bunjaku: Ja e vërteta, jemi në pritje të 11 lojtarëve

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, ka folur në konferencën për media para ndeshjes kualifikuese për ‘Rusi 2018’.

Me këtë rast, përzgjedhësi i Kosovës ka zbuluar listën dhe disa gjëra interesante.


“Jemi në një pozitë të vështirë, por për fat të mirë kemi bërë disa ndeshje në të kaluarën dhe kemi marrë eksperiencë. Mirëpo i gjithë përqendrimi jonë do të jetë ndaj Finlandës”.

“Fatkeqësisht kemi pak lojtarë që më herët kanë luajtur në kualifikime evropiane dhe botërore. Por, sa i përket gjendjes momentale, ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me lojtarë dhe ambasada. Por, jo e gjitha varet nga ne, por është koha të tregojmë të vërtetën. Jemi në pritje të 11 lojtarëve, por pavarësisht kësaj jam i qetë”.

“Kemi lojtarë të ri dhe kemi nevojë të koordinohemi dhe si pasojë e kësaj ne do të jemi të izoluar në qendrën stërvitore dhe për këtë kërkoj falje. Nuk kam dashur të flas për bisedimet me lojtarët, pasi ato kanë ndryshuar vazhdimisht dhe nuk kam dashur të shkaktoj panik. Ne kemi dashur t’i japim mundësi të gjithë lojtarëve më të mirë shqiptarë. Kemi pasur kontakte me lojtarë, por unë nuk kam kontaktuar me lojtarë nga Kombëtarja e Shqipërisë, por vetëm nëse vet lojtari është ofruar”.

“Listën e kam ndarë në dy grupe. E para ata që janë të gatshëm dhe ata që priten të vijnë. Lista e parë është prej 15 lojtarëve. Por, kemi edhe 11 lojtarë që po presim që të na bashkohet si: Ujkani, Rrahmani, Enis Alushi, Rashica, Meha, Bunjaku, Muriqi. Në listën e tretë është edhe Besart Berisha, i cili nuk mund të luajë në ndeshjen e parë për shkak të dokumentacioneve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori