LAJMI I FUNDIT:

Bungie tashmë është zyrtarisht pjesë e kompanisë Sony

Bungie tashmë është zyrtarisht pjesë e kompanisë Sony

Bungie, zhvilluesi i Destiny 2, tashmë është zyrtarisht pjesë e Sonyt.

Siç bëhet e ditur, prodhuesi i PlayStation kishte njoftuar synimin për të blerë studion e lojërave në muajin janar, dhe tani, blerja ka përfunduar. Në njoftimin fillestar, Sony tha se marrëveshja ishte me vlerë 3.6 miliardë dollarë, por në një dosje të SEC të premten, thuhet se marrëveshja ishte “afërsisht” 3.7 miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.


Megjithëse tani është nën ombrellën e Sony-t, Bungie do të “vazhdojë të publikojë në mënyrë të pavarur dhe të zhvillojë në mënyrë krijuese lojërat tona”, tha CEO i Bungie, Pete Parsons në një postim në blog nga njoftimi origjinal i blerjes. Dhe lojërat e ardhshme në zhvillim nuk do të jenë ekskluzive të PlayStation, thanë Joe Blackburn dhe Justin Truman nga Bungie.

Presidenti i Sony Interactive Entertainment dhe CEO, Jim Ryan tha në janar se Sony ka në plan të mbështetet te Bungie për “ekspertizën e saj të klasit botëror në zhvillimin e shumë platformave dhe shërbimet e lojërave të drejtpërdrejta”, të cilat “do të ndihmojnë në realizimin e vizionit të tyre për zgjerimin e PlayStation për qindra miliona lojtarë”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Kalo në kategori