LAJMI I FUNDIT:

Bum turistik e frikë për boomerang, si vizitorët e këtij viti mund të vijnë përsëri?

Bum turistik e frikë për boomerang, si vizitorët e këtij viti mund të vijnë përsëri?

Pritshmëritë në numra për turizmin 2023 arrijnë në rekorde të reja, 10 milionë turistë të huaj deri në fund të vitit.

Realizimi i këtij objektivi sipas operatorëve turistikë mund të ndodhë teksa turizmi i organizuar pritet të tërheqë grupe të shumta të të huajve edhe këtë muaj. Por problem sipas tyre do të ngelet përllogaritja e duhur e shifrave.


“Që ka pasur rritje patjetër, ndoshta dyfish me një vit më parë, por nuk mund ti marrim si numra turistësh se një pjesë  e mirë e kanë shfrytëzuar Shqipërinë si tranzit dhe nga ana tjetër janë dhe emigrantët që kalojnë pushime të cilët nuk mund t’i konsiderojmë si turistë,” shprehet Fjorinda Zani, operatore turistike

Periudhat më të mirë për turet prill maj qershor, shtator tetor nëntor duke qenë se klima është e mirë dhe këta janë turistët realë mund të themi.

Pas një reklamimi të bujshëm, shqetësimi se shifrat pozitive mund të kthehen në një boomerang, shihet edhe nga vet kryeministri Edi Rama.

Sipas operatorëve turistikë, reklamimi i paorganizuar përballë mosmarrjes së masave në infrastrukturë por dhe mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar, do të përkthehet në një efekt negativ për sektorin e turizmit në vijim.

“Pjesa dërrmuese ka qenë plot, problem i vetëm është shërbimi. Pjesa e stafit cedon. Ka ceduar në të gjitha fushat dhe hallkat e turizmit dhe na ka vështirësuar punën sado të mundohemi po nuk ishte transporti, pjesa shërbimit, të gjitha këto shkaktojnë problem në tyre,” shton Zani.

Normalisht donim t’ia arrinim kësaj dite ja arritëm por duhet të mbajmë një standard mesatar. Duhet punuar fort për strukturat akomoduese, për shërbimin, për stafin që të vijnë turistët pa problem në Shqipëri.

Sipas Florinda Zanit, arritja e një standardi për sezonin e ardhshëm duhet me masa konkrete të shtrira afatgjatë për të mos larguar kështu ata turistë që duan të vizitojnë vendin tonë./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori