LAJMI I FUNDIT:

Edhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi dhe ministri Elbert Krasniqi thonë se kanë shtyrë vizitat në SHBA

Edhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi dhe ministri Elbert Krasniqi thonë se kanë shtyrë vizitat në SHBA

Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës ka thënë se një vizitë e planifikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtyrë me kërkesë të tij, gjersa ka thënë se takimi do të mbahet në një moment të përshtatshëm.

Reklama

Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës ka thënë se vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtyrë me kërkesën e tij, e jo për shkaqe tjera.

Bulliqi ka thënë se  ka kërkuar vetë nga Ambasada Amerikane që të shtyhet një takim i tillë, për shkak të agjendës së zënë.

“Aktualisht jemi në vizitë zyrtare në Austri, jemi duke marrë pjesë në një kuorum të bizneseve dhe unë nuk mund të kthehem në Kosovë dhe kam kërkuar që ky takim të shtyhet”, ka thënë Bulliqi në një lidhje telefonike në  RTV Dukagjini.

Tutje, Bulliqi ka theksuar se komplet delegacioni e ka shtyrë takimin.

Bulliqi, ka bërë të ditur se nuk ka një datë të caktuar për të realizuar takimin, por sipas tij vizita në IOWA do të bëhet në një “moment të përshtatshëm”.

Ai ka thënë se posedon vizë amerikane për 5 vjet që e ka marrë para disa ditëve.

Edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi, ka thënë se nuk është e vërtetë që i është anuluar vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por sipas tij një gjë të tillë e ka kërkuar vetë ai.

Krasniqi ka theksuar se me datën 7 të këtij muaji ka dërguar një kërkesë që kjo vizitë të shtyhet sepse kjo sipas tij është më e drejtë.

“Me fillimin e kësaj jave me datën 7 kemi kërkuar që kjo vizitë të shtyhet për në pranverë, sepse kam besuar që është më mirë të jem këtu në një situatë që kemi dorëheqje të katër kryetarëve të komunave në veri. Kemi kërkuar që vizita të shtyhet sepse kam besuar që kështu është më e drejtë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, një shtyrje e vizitës ka ardhur në pajtueshmëri me kryetarët e tjerë me të cilët edhe do të zhvillohet takimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra ushtarë britanikë do të arrijnë në Kosovë, Sekretari i Mbrojtjes: Transferimi i tyre u bë pas një kërkese urgjente nga NATO

Qindra ushtarë britanikë do të arrijnë në Kosovë, Sekretari i Mbrojtjes: Transferimi i tyre u bë pas një kërkese urgjente nga NATO

Lajme
“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Lajme
Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Siguri
Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Lajme
Siguria në vend, drejtori i AKI-së raporton sot para deputetëve

Siguria në vend, drejtori i AKI-së raporton sot para deputetëve

Lajme
Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

Lugina
Kalo në kategori