LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi për Hivzi Islamin: Ai kurrë s’ka matur territor

Bulliqi për Hivzi Islamin: Ai kurrë s’ka matur territor

Qeveria e Kosovës e ka zgjedhur sot në krye të Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit akademikun Hivzi Islami.


Por përzgjedhja e këtij të fundit nuk është se i ka shuar dilemat se çështja e territorit do të zgjidhet më në fund.

Kjo pasi deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi i cili ishte më i zëshmi sa i përket demarkacionit me Malin e Zi dhe e që i njëjti kishte publikuar harta duke pretenduar se vendi është duke humbur tokë me marrëveshjen aktuale, ka thënë se Komisioni i sotëm i kryeministri Mustafa nuk do të thotë diçka të re.

Madje, ai në një prononcim për lajmi.net e ka kritikuar akademikun Islami, duke thënë se i njëjti asnjëherë nuk ka matur territore.

“Nuk kam ndonjë koment të veçantë për këtë çështje, ne kemi thënë që sa ditë që faktikisht ky nuk është komision për me zgjidh situatën por është komision për më tregu që është qajo që e ka bo komisioni shtetëror. Unë nuk e di nëse ka mat territor ndonjëherë Hivzi Islami përveç që është marr me popullsi, me të vdekur e më të lindun ai nuk ka matur ndonjëherë territor”, është shprehur Bulliqi për lajmi.net.

Bulliqi ka kërkuar që të hulumtohet rreth këtyre personave që sot Qeveria i zgjodhi si pjesë të komisionit për të parë nëse janë marrë me çështje, siç është matja e territoreve.

“Kqyrni ata njerëz, kqyrni ato ftyra, merrni  cv-në e tyre  e shikoni kur kanë matur ata territor dhe sa kanë njohuri në matjen e territoreve dhe përgjigjeni e keni të saktë. Ai është bashkëpunëtor i Isa Mustafës, s’ka çka pritet prej atij dhe rezultati i tij është i ditur”, ka shpjeguar Bulliqi.

Qeveria kishte synim që ta formojë një Komision që do të përbëhej nga përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave, të Fakultetit të Shkencave matematiko-natyrore, përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile si dhe përfaqësuesit e rajonit të Pejës ku ndodhet edhe kufiri i diskutueshëm, por që opozita nuk pranoi që të dërgojë ekspertë nga ana e tyre.

Kujtojmë se akademik Islami, i ka quajtur Shpejtim Bulliqin dhe Florim Isufin diletantë, keqpërdorues të botimeve dhe ekspertë në thonjëza që të dytë, duke i demantuar shumë pretendime të ngritura nga ta deri më tani.

Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi kanë qenë studentë të akademik Hivzi Islamit. /Lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori