LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi dyshon nëse eksperti anglez për Demarkacionin ka qenë në Kosovë (Video)

Bulliqi dyshon nëse eksperti anglez për Demarkacionin ka qenë në Kosovë (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shpejtim Bulliqi, për ekipin e ekspertëve ndërkombëtarë të thirrur nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, përkitazi me Demarkacionin me Malin e Zi, thotë se dhanë rezultatin e porositur.

Në një intervistë për Rrokum Rrol në TV Rrokum, ai madje dyshon nëse eksperti nga Anglia (Fred Newton) ka qenë në Kosovë deri në ditën e konferencës për shtyp kur shpallin rezultatin se nuk kishte asnjë problem me Demarkacionin.


“Nuk e kam parë asnjëherë gjatë takimeve me komisionin”, thotë ai. “Kur reagonim për Demarkacionin, reagonin jo se amerikanët e kanë kryer këtë punë e nuk gabojnë. Po kur sot reagoi Departamenti amerikan i Shtetit për korrupsion, thonë se gabon”. /Telegrafi/

https://youtu.be/lcmVgLqz4uY