LAJMI I FUNDIT:

Bukuroshet e pranverës: Si t’i mbani tulipanët tuaj të freskët deri në 10 ditë?

Bukuroshet e pranverës: Si t’i mbani tulipanët tuaj të freskët deri në 10 ditë?

Lartësia e saksisë është gjithashtu e rëndësishme

Asnjë lule nuk lidhet me pranverën si një buqetë me tulipanë të freskët, thonë luleshitësit.


Ndonëse nuk kanë një erë karakteristike, ato duken shumë bukur dhe sjellin freski në çdo interier dhe për shkak të ngjyrave të ndryshme ngrenë humorin.

Zbukuroni hapësirën tuaj me një buqetë me këto lule dhe dëgjoni këshillat se si t’i bëni ato të qëndrojnë të freskëta më shumë, transmeton Telegrafi.

1. Zgjidhni sythat e tulipanëve

Kur blini tulipanë, zgjidhni ata lulet e të cilëve nuk janë të hapura. Është edhe më mirë nëse lulja nuk e ka marrë plotësisht ngjyrën, por është pak e gjelbër. Mos u shqetësoni, lulja do të hapet për pak ditë, dhe nëse e vendosni në saksi do të zgjasë edhe më shumë. Nëse tashmë keni tulipanë të lulëzuar, ata do të zgjasin vetëm një ose dy ditë.

2. Mos harroni ujin

Do të ishte mirë që t’i mbështillni kërcejtë me letër të zhytur në ujë të ftohtë menjëherë pasi t’i blini. Tulipanët nuk bëjnë dot pa ujë, janë të vetmet lule që rriten në ujë dhe duhet ndërruar çdo ditë.

istockphoto

3. Hiqni gjethet e rëna

Para se të vendosni tulipanët në vazo, prisni gjysmë centimetri nga çdo kërcell. Kjo i ndihmon lulet të pinë ujë më shpejt. Nëse gjethet bien në ujë, ato do të fillojnë të kalben dhe së shpejti do të “vrasin” tulipanët, ndaj hidhini menjëherë nga vazoja.

Si mund të qëndrojnë të freskët më gjatë tulipanët në një vazo?
Lexo po ashtu Si mund të qëndrojnë të freskët më gjatë tulipanët në një vazo?

4. Zgjidhni vazon e duhur

Vazo duhet të jetë së paku gjysma e gjatësisë së kërcellit. Është akoma më mirë nëse vazoja është më e gjatë dhe i mban lulet drejt. Nëse vazo është shumë e vogël, tulipanët do të varen në buzë dhe do të thahen më shpejt.

5. Mbajini në një vend të ndriçuar

Mbajini tulipanët në një vend të ndriçuar. Ata nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit direkte, sepse nuk tolerojnë shumë nxehtësi, dhe lulet mund të marrin njolla. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Intimitet dhe Pasion
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori