LAJMI I FUNDIT:

Bukë fshati me miell thekre dhe farëra

Bukë fshati me miell thekre dhe farëra

Nëse i doni simitet e ngrohta – këtë bukë mund ta ngjishni në mbrëmje dhe ta piqni në mëngjes

Përbërësit:


– 200 g miell të bardhë + edhe pak për punë,
– 150 g miell integral,
– 150 g miell thekre,
– 1 lugë e vogël kripë,
– 1 lugë e vogël sheqer,
– ½ qese tharm të thatë,
– rreth 300 ml ujë të ngrohtë,
–  sipas dëshirës: susam, kumin, fara liri.

Përgatitja:

Tundim tharmin dhe gjysmë filxhani ujë të ngrohtë, i shtojmë një lugë të vogël sheqer dhe miell. E lëmë në ambient të ngrohtë që të bymehet.

Përziejmë miellin dhe kripën, shtojmë tharmin e përgatitur dhe i qesim ujë aq sa të jetë e nevojshme që të ngjishet brumi e të bëhet i lëmuar, mirëpo nëse ngjitet për duar i shtojmë edhe pak miell të bardhë.

E mbulojmë me folie dhe e lënë brumin në tepsi 12 orë, më mirë është gjatë natës.

Të nesërmen brumin e qesim në tavolinë në të cilën kemi qitur pak miell dhe e tëhollojmë pak me duar.

E rrotullojmë pjesën e majtë dhe të djathtë të brumit në mes, pastaj edhe pjesën e sipërme dhe të poshtme gjithashtu i kalojmë, dhe të gjithën e rrotullojnë në anën e poshtme.

I vëmë në një tenxhere të thellë të mbështjellë me letër për pjekje. Mbulojmë me leckë pëlhure dhe e lëmë edhe 2 orë në vend të ngrohtë që të bymehet.

E lyejmë pak me ujë dhe i qesim sipër farëra sipas dëshirës (kumin, susam, li, lulëkuqe).

Enën me bukë e mbulojmë me kapak apo me folie alumini dhe e fusin në furrë. Piqet rreth gjysmë ore në 220 gradë celsius pastaj edhe 10 – 15 minuta pa kapak/folie në mënyrë që korja të marrë ngjyrë ari.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.