LAJMI I FUNDIT:

Bukë me fara, por pa tharm

Bukë me fara, por pa tharm

Pavarësisht ofertave, të gjithë e pranojnë njëzëri se askush nuk ia kalon bukës së bërë në shtëpi

Përbërësit:


– 1 kg miell (integral);
– 1,5 lugë kripë,
– 800 – 900 ml ujë të vakët;
– sheqer sa mund të kapet me gishta;
– 2-3 lugë të vogla fara luledielli (sipas dëshirës).

Përgatitja:

Përzieni miellin dhe farat, pastaj qitni ujë në të cilin më parë keni tretur kripën.

Të gjitha përzieni mirë, shtoni sheqerin dhe sërish përzieni.

Enën mbulojeni me folie të tejdukshme dhe lëreni të qëndrojë së paku gjashtë orë (më mirë është ta ngjishni në mbrëmje).

Brumin e ardhur përzieni edhe njëherë, lëreni edhe pak të qëndrojë, pastaj formoni bukën dhe vëreni në tepsi të lyer apo të mbështjellë me letër për pjekje.

Piqeni në furrë të nxehur në 200 gradë rreth 70 – 80 minuta.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.