LAJMI I FUNDIT:

Bukë e pasur integrale

Bukë e pasur integrale

Mësoni se si të përgatisni bukë të pasur integrale lexuar përbërësit dhe udhëzimet në recetën tonë

Përbërësit:


▪ gjysmë gote miell thekre,
▪ gjysmë gote miell integral gruri,
▪ 1 gotë miell tërshëre,
▪ gjysmë gote miell hikrre,
▪ 2 – 3 lugë të vogla liri të bluar,
▪ 2 lugë të vogla fara luledielli,
▪ 2 lugë të vogla kokrra gruri,
▪ 1 lugë të vogël mjaltë,
▪ 1 kub tharmi të freskët,
▪ 2 lugë të vogla të vajit të kulluar të ullirit,
▪ kripë deti sipas nevojës,
▪ ujë të ngrohtë sipas nevojës.

Përgatitja:

Në gjysmë gote të ujit të vakët shtoni tharmin dhe mjaltin, përzieni dhe lini të bymehet.

Në një enë më të madhe përzieni përbërësit e thatë.

Miellit të përgatitur në këtë mënyrë shtoni tharmin, pastaj përzieni me lugë kuzhine me shtim gradual të ujit të ngrohtë derisa të përftohet masa kompakte.

Lini në vend të ngrohtë që të bymehet.

Kur të bymehet shtoni vajin e ullirit, përzieni dhe lëreni që sërish të bymehet. Pastaj përzieni shkurt dhe qiteni në kallëpin e lyer dhe të bërë me miell.

Lëreni në furrë të ftohtë dhe piqeni në 180 gradë Celsius rreth një ore.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.