Bukë, patate, oriz, mish pule, lakër, speca, mollë dhe shalqi janë ndër produktet që konsumohen më tepër në shkallë vjetore nga qytetarët në Maqedoni. Statistikat tregojnë se mesatarisht një qytetar në Maqedoni ha 70 kilogramë bukë, 29.9 kg patate, 9 kilogramë mish pule, 7.3 kg oriz, 13.1 kilogramë mollë, 10.5 kilogramë shalqi, 11.5 kilogramë lakër, 19.7 kg speca dhe 14 kg domate, shkruan gazeta Koha.
Qytetarët e Maqedonisë, sipas anketës, vitin e kaluar kanë ngrënë 5.4 kg makarona dhe 182 vezë në vit. Nga prodhime e detit më tepër konsumohet merluci 4.3 kg, peshku i ujërave të ëmbla, troftë e freskët 0.6, dhe krap të freskët 0.2 kg. Sardelet e konservuara konsumohen mesatarisht nga 0.3 kilogram ndërsa peshku 0.4 kilogram.
Sipas sondazhit, qytetarët nuk konsumojnë fare makarona me salcë, proshutë gjedhi, fruta të ngrira, ananas të konservuar dhe komposto.
Djathë hanë mesatarisht nga 6.7 kg në vit. Qytetarët e Maqedonisë pinë qumësht në kuti në vit nga 24.3 litra, jogurt 13.8 litra, kos pesë, salcë kosi 1.5, kos frutash 0.3, gjizë dhe kaçkavall nga tre kilogramë dhe djathë të shkrirë nga 0.3 kilogramë. Ndër pijet kryesojnë lëngjet me gaz.
Mesatarisht, një shtetas i Maqedonisë në vit pi 23.9 litra lëngje me gaz, 19.4 litra ujë mineral, 9.4 litra birrë, 5.5 lëngje frutash, 1.9 litra verë, 0.7 litra raki natyrale. Më pak, apo sipas sondazhit, nuk konsumohet fare likeri dhe shtok. Duhanpirësit mesatarisht pinë 40 kuti me cigare gjatë vitit, ndërsa kafe një qytetar konsumon mesatarisht 2.3 kg kafe.
Në vit çokollata konsumohet 1.1 kilogramë. Gjatë vitit që shkoi në teatër kanë shkuar 238.200 persona. Paga mesatare në Maqedoni në muajin mars të këtij viti arriti në 24.229 denarë dhe në tremujorin e tretë të këtij viti kishte 7568 vende të lira pune. /koha/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë