LAJMI I FUNDIT:

Bujqit e Maqedonisë të aplikojnë për IPARD fondet

Bujqit e Maqedonisë të aplikojnë për IPARD fondet

Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ka shpallur sot thirrje për të interesuarit që të aplikojnë për shfrytëzimin e mjeteve financiare të Instrumenteve të paraaderimit për bujqësi dhe zhvillim rural të BE-së – IPARD, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i IPARD programit 2014-2020 është që përmes masave të duhura për mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural të përmirësohet konkurenca e prodhimit bujqësor dhe sektorit bujqësor-ushqimor, përmes përshtatjes së tyre me standardet e BE-së dhe arritjes së një mjedisi të qëndrueshëm jetësor dhe zhvillimit socio-ekonomik të mjediseve rurale, duke nxitur aktivitet ekonomik dhe rritjen e mundësive për punësim.


Sipas AIM-së, mjetet financiare janë të përcaktuara për investime në mjete materiale për afarizëm bujqësor, investime në mjete materiale për përpunimin e prodhimeve bujqësore dhe të peshkut, si edhe shumëllojshmërimin e fermave dhe zhvillimin e afarizmit.

Afati përfundimtar për aplikim është 23 qershori i këtij viti. Të dhënat rreth dokumenteve dhe udhëzimeve mund të meren në faqen e internetit të IPARD, si edhe në zyrat e Agjencisë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural./Telegrafi/