LAJMI I FUNDIT:

Buja mohon akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Buja mohon akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ish-ministri i Arsimit, Ramë Buja është ulur sot në bankën e të akuzuarve. Ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat për korrupsion të ngritura nga Prokuroria Speciale.

Në seancën e parë ndaj ish-ministrit Buja dhe të akuzuarve tjerë, Xhavit Dakaj, Afrim Demiri dhe Xhemajl Buzuku prokurori special Ali Rexha ua ka lexuar aktakuzën me të cilën katër të akuzuarit dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit zyrtar.


Prokurori Rexha tha se Ramë Buja dhe tjerët kanë shfrytëzuar autoritetin zyrtarë me qëllim të përfitimit, duke lidhur marrëveshje me ALB- Architect për vazhdimin e projekteve mbikëqyrjes profesionale të projekteve të MASHT-it

“Ramë Buja në cilësinë e ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Xhavit Dakaj në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, si persona zyrtarë me qëllim që të përfitojnë për vete ose për të tjerët, kanë shfrytëzuar autorizimin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat e tyre në atë mënyrë që me datën 11.05.2012 kanë lidhur marrëveshje me operatorin ekonomik ALB- Architect për vazhdimin e projekteve mbikëqyrjen  profesionale të projekteve të iniciuara sipas kontratave bazë të datës 15.05.2009 dhe aneks kontratës 16.05.2011 për ndërtimin mbikëqyrja profesionale e objekteve kapitale të ndërtuara nga MASHT”, thuhet në aktakuzë, raporton KP.

Këto akuza i ka hedhur poshtë Buja duke mohuar fajësinë, por duke mos dashur që të deklarohet për media. Duke dalë nga salla ku u mbajt seanca fillestare Buja tha se për këtë do të flas drejtësia.

Në vend të Bujës ka folur avokati i Bujës, Petrit Dushi. Sipas Dushit, Buja është plotësisht i pafajshëm pasi që ai akuzohet për një periudhë në të cilën nuk ka qenë në pozitën e ministrit.

“Jam thellë i bindur se Z. Buja është ngarkuar me akuzë për një periudhë për të cilën ai asokohe nuk ka qenë ministër fare. Ramë Buja emërohet ministër në Qeveri në nëntor të vitit 2011, derisa kontrata për të cilën flitet fillon në maj të vitit 2009. Është e vërtetë që është edhe një aneks- kontratë, një vazhdim i kontratës, pastaj për 6 muaj, mirëpo kjo nuk është arsyeja që z. Ramë Buja të gjendet sot në gjykatë. E ka nënshkruar ashtu siç edhe e përmenda, e ka nënshkruar aneks kontratën, vazhdimin e kontratës dy vjeçare për të cilën ai fare nuk ka qenë në dijeni as nuk mund të ishte në dijeni duke qenë se nuk ishte ministër asokohe”, tha avokati Dushi.

Më 7 nëntor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatë një aktakuzë kundër ish-ministrit të Arsimit, Ramë Buja për një vepër penale të korrupsionit.

Ish-ministri Buja, drejtori i Prokurimit në këtë Ministri, Xhemajl Buzuku, sekretari u përgjithshëm në MASHT  Xhavit Dakaj dhe drejtorit i kompanisë “ ALB –Architect”, Afrim Demiri akuzohen për një tender që ka të bëjë me mbikëqyrjen e objekteve të Ministrisë.

Shqyrtimi i dytë do të mbahet më 11 prill nga ora 13:00. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori