LAJMI I FUNDIT:

Buja ende nuk e ka nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Buja ende nuk e ka nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Deputeti i nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, vazhdon të mbrojë qëndrimin e tij se Qeveria aktuale duhet të bie dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Buja thotë se pavarësisht qëndrimeve të partisë së tij, PDK-së, ai do ta mbështes mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, nëse është serioz.


“Unë nuk e kam nënshkruar këtë mocion, por do ta shikoj dhe nëse ka arsyetim të mirë atëherë do ta mbështes. Nëse është serioz dhe do ta rrëzojë qeverinë”, ka thënë Buja për Klan Kosova.

Ndryshe, Nisma për Kosovën ka iniciuar rrëzimin e Qeverisë nëpërmjet mocionit të mosbesimit në Kuvend. /Telegrafi/