LAJMI I FUNDIT:

Bugujevci në Asamblenë e KE-së: Asnjëherë nuk e kam menduar që në një shtet tjetër evropian dhuna seksuale do të përdorej si armë lufte

Bugujevci në Asamblenë e KE-së: Asnjëherë nuk e kam menduar që në një shtet tjetër evropian dhuna seksuale do të përdorej si armë lufte

“Asnjëherë nuk e kam menduar që në një shtet tjetër Evropian dhuna seksuale do të përdorej si armë lufte. Të gjitha shtetet bashkë duhet ta adresojmë dhunën seksuale në Ukrainë dhe njëkohësisht t’i mbështesim pa hezitim të gjitha viktimat”, tha Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, në fjalën e saj mbajtur në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci ka qenë e ftuar në Asamblenë e Këshillit të Evropës ku është diskutuar për dhunën seksuale të ushtruar në luftën e Ukrainës.


Ajo ka kujtuar se edhe në Kosovës ky krim i tmerrshëm, siç është dhuna seksuale është përdoruar si armë lufte.

“Unë vij nga një vend ku jo shumë kohë më parë gratë e kanë përjetuar dhunën seksuale gjatë luftës. Asnjëherë nuk e kam menduar që do të flisnim për një vend tjetër në Evropë që përjeton të njëjtin fat. Duke parë se çfarë po ndodhë në Ukrainë, unë shpresoj që ky raport do ti shtyjë jo vetëm shtetet anëtare ta prioritizojnë por edhe t’i bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme që ta adresojnë dhunën seksuale që është duke ndodhur në Ukrainë nga ushtria Ruse”.

Bugujevci ka thënë se ata të cilët i planifikojnë dhe i kryejnë këto strategji jonjerëzore shpeshherë nuk marrin kurrfarë ndëshkimi.

“Ne duhet të jemi të vendosur dhe të përkushtuar që gjithë ata që i kanë kryer këto krime të tmerrshme të luftës siç është dhuna seksuale, të vendosen përballë drejtësisë dhe t’i marrin ndëshkimet e merituara. Ne, në këto organizata i kemi instrumentet e duhura për t’i mbështetur viktimat. Dhe ne duhet t’i mbështesim ato pa kurrfarë hezitimi”.

“Ne duhet të jemi të vendosur dhe të përkushtuar që gjithë ata që i kanë kryer këto krime të tmerrshme të luftës siç është dhuna seksuale, të vendosen përballë drejtësisë dhe t’i marrin ndëshkimet e merituara. Ne, në këto organizata i kemi instrumentet e duhura për t’i mbështetur viktimat. Dhe ne duhet t’i mbështesim ato pa kurrfarë hezitimi”, ka deklaruar mes tjerash Bugujevci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori