LAJMI I FUNDIT:

Bugatti shënon rekord shpejtësie, Hennessey është gati për të njëjtën sfidë

Bugatti shënon rekord shpejtësie, Hennessey është gati për të njëjtën sfidë

Ditët e Chiron si mbret i pistës, mund të jenë të numëruara

Megjithëse ishte thënë se Bugatti nuk e ka prioritet shpejtësinë, një Chiron ka arritur rekord shpejtësie, duke arritur të lëvizë me 490 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.


Këtë rekord, pritet ta tejkalojë Hennessey, pasi në përshëndetjen që i bëri Bugattit, bëri të ditur se mund të provojë të njëjtën mundësi.

“Urime miqve tanë në Bugatti, në shënimin e rekordit të shpejtësisë, me 490 kilometra në orë. Kjo është një arritje masive dhe ne e pranojmë sfidën” kanë shkruar udhëheqësit e Hennessey, në llogarinë e Bugattit në Instagam.

Rekordin e Chiron, Hennessey është gati ta tejkalojë me Venom F5, në një organizim që do të zhvillohet në Teksas të Shteteve të Bashkuara para fundit të këtij viti.

Deri më tani, Hennessey Venom F5 ka arritur të lëvizë me 435 kilometra në orë, ndërsa është një makinë shumë e fuqishme dhe e mirë. /Telegrafi/