Legjenda e Italisë, Gianluigi Buffon beson se Napoli, Interi dhe Juventusi janë favoritët për titullin e Serie A, por nuk është ‘shumë i intriguar’ nga Milani.
Një sezon i ri në Serie A fillon sot me kampionët në fuqi Napolin që takohen me Frosinone në Stadio Stirpe dhe Interi pret Monzën në Stadio Meazza. Dy ndeshjet e tjera në program janë Empoli – Verona dhe Genoa – Fiorentina .
Buffon, i cili kohët e fundit doli në pension në moshën 45-vjeçare pasi luajti sezonin e tij të fundit në Parma në Serie B, e parashikoi sezonin e ri të Serie A në një intervistë me La Gazzetta dello Sport.
“Do të jetë një sezon spektakolar, për herë të parë pas shumë vitesh, Juventusi, Interi dhe Milani nuk do të fillojnë si kampionë në fuqi. Napoli e ka Scudetton në gjoks”, ka thënë fillimisht Buffon.
La Serie A secondo Buffon: “Napoli, Inter e Juve la mia pole. E c’è un ragazzo che…” https://t.co/mwNvYNwZdl
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) August 19, 2023
“Sezoni i kaluar ishte i paharrueshëm për ta, dhe unë jam kurioz të shoh se çfarë do të ndodhë. Napoli, Interi dhe Juventusi janë favoritët për titull”.
Por, kush do të luftojë për një kualifikim në Ligën e Kampionëve sipas Buffonit?
“Unë shtoj Milanin, Lazion dhe Romën. Me siguri, Milani nuk është skuadra që më intrigon më shumë. Dua të shoh se si Stefano Pioli mund të bashkojë shumë lojtarë nga vende të ndryshme, është një sfidë magjepsëse”.
“Interi ka një siguri. Lautaro Martinez. Simone Inzaghi do të përdorë lojtarët më të mirë për të rritur cilësitë e tij. Pa Dzekon apo Lukakun, por me Thuramin dhe Arnautovicin. Ata janë në garë për titull”.
“Unë e vëzhgoj Juventusin me interes të kuptueshëm. Mos-luajtja në Evropë mund të jetë një faktor vendimtar në planin afatgjatë. Më pak ndeshje, më pak lëndime, më shumë seanca stërvitore”, përfundoi portieri legjendar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Liverpooli një nga katër klubet e mëdha që po synon transferimin e ish-yllit të Man Utd

Momente para se të shpërthente debati i ashpër – Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Bayern Munich përmbys Stuttgartin dhe fiton tri pikë të rëndësishme

Gjashtë lojtarë të Liverpoolit rrezikojnë të humbasin medaljen nëse shpallen fitues të Ligës Premier

Real Madridi dënohet me gjobë nga UEFA

Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

Rivaldo tregon se ku qëndron problemi kryesor i Hansi Flickut tek Barcelona

Mourinho ngre padi ndaj Galatasarayt – kërkon dëmshpërblim prej mijëra eurosh

Konfirmohet një mungesë e madhe e Real Madridit për duelin ndaj Betisit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet