LAJMI I FUNDIT:

Buffon ndërron mendje, mund të luajë edhe një sezon tjetër

Buffon ndërron mendje, mund të luajë edhe një sezon tjetër
NAPLES, ITALY - DECEMBER 01: Gianluigi Buffon of Juventus in action during the Serie A match between SSC Napoli and Juventus at Stadio San Paolo on December 1, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Raportet e mediave italiane pohojnë se Gianluigi Buffon mund të luajë edhe për një tjetër sezon, nëse Juventusi ende e konsideron të rëndësishëm.

Portieri italian pritet t’i dorëzoj dorezat e tij në fund të sezonit aktual dhe këtë e ka theksuar disa herë gjatë vitit të fundit.


Buffon gjithashtu ka thënë se do të luajë ende vetëm nëse Bianconerët do të fitojnë Ligën e Kampionëve, në mënyrë që ai të mund të luajë në Kupën e Botës për Klube.

Italia po përgatit një ndeshje lamtumirëse për Buffonin
Lexo po ashtu Italia po përgatit një ndeshje lamtumirëse për Buffonin

Gardiani i Juventusit u pa duke folur me drejtorin sportiv të Interit, Piero Ausilio, të shtunën në mbrëmje përpara Derby d’Italia dhe sipas mediumit Sport Mediaset, veterani italian i ka thënë drejtorit të Nerazzurrëve se mund të luajë ende.

Buffon u zgjodh lojtari i vitit në Serie A (Getty Images)

Mediumi supozon se Buffon e bëri të qartë se do të ishte i gatshëm të luante një sezon tjetër, por vetëm me një kusht.

Kushti i 39-vjeçari italian për të mbrojtur ende është vetëm nëse Juve ende e konsideron atë si “shumë i rëndësishëm”.

Serie A zgjedh më të mirët – Buffon lojtari më i mirë, ndërsa Sarri si trajneri më i mirë
Lexo po ashtu Serie A zgjedh më të mirët – Buffon lojtari më i mirë, ndërsa Sarri si trajneri më i mirë

Është ende e pamundur që 39-vjeçari të luajë për një tjetër sezon, por bardhezinjtë e kanë bërë të qartë se ai mund të bëhet drejtor ose të marrë një rol në organizimin e stërvitjeve.

Ndryshe, Buffon në sezonin e fundit është zgjedhur portieri dhe lojtari i vitit në Serie A. /Telegrafi/