LAJMI I FUNDIT:

Bruno Mars fiton gjashtë çmime Grammy, Kendrick Lammar pesë, dështon Jay Z – lista e plotë e fituesve (Foto/Video)

Bruno Mars fiton gjashtë çmime Grammy, Kendrick Lammar pesë, dështon Jay Z – lista e plotë e fituesve (Foto/Video)

Magjia ishte definitivisht në ajër për Bruno Marsin në mbrëmjen më të madhe muzikore të vitit, edicionin jubilar të 60-të të ndarjes së çmimeve Grammy. 

Ylli i “24K Magic” u largua nga ceremonia e çmimeve Grammy me plot gjashtë çmime, më shuëm se secili artist tjetër këtë vit.


Fitorja e tij në Grammy ishte më impresive për shkak se ai fitoi çmimet më të rëndësishme si – Albumi i vitit dhe Kënga e Vitit. Ai po ashtu e rrëmbeu çmimin e performancës më të mirë RnB për këngën “That’s What I Like” dhe Albumi më i mirë (24K Magic).

Duke mbyllur mbrëmjen me “Albumin e Vitit”, Mars reflektoi rrugëtimin e tij si muzikant.

Ai rikujtoi performimin e këngëve që shkruheshin nga emra si Babyface, Jimmy Jam, Terry Leëis dhe Teddy Riley kur ai ishte më i ri.

Momenti kur Bruno Mars rrëmben një nga çmimet e tij, Foto: Getty Images

“Dua që t’ua dedikoj këtë çmim atyre”.

“Ata janë heronjt e mi, ata janë mësuesit e mi. Ata e vënë bazën. Ky album nuk do të ekzistonte po të mos ishin këta njerëz dhe ju e dini se është dashur të shpërndaj sos Marsi”, theksoi Bruno pasi rrëmbeu gjashtë çmime.

Ai fitoi gjashtë çmime – më shumë se secili artist tjetër, Foto: Getty Images

Pos tjerash, “24 Magic” fitoi çmimin e Albumit me punën më të mirë jo klasik, edhe pse në mënyrë origjinale ky çmim nuk i shkoi Brunos, por atyre që punuan albumin, Serban Ghenea, John Hanes, Charles Moniz dhe Tom Coyne.

Kjo mbrëmje nuk ishte e rrethuar vetëm për çmime, pasi Bruno e ftoi Cardi B për një performancë të stilit të viteve të 90-ta të këngës “Finesse”.

Moment gëzimi – Bruno Mars arrin kulmin e karrierë së tij, Foto: Getty Images

Një tjetër fitues i madh ishte Kendrick Lamar, i cili fitoi pesë çmime, përfshirë “Videoklipi më i mirë”, “Performanca më e mirë rap”, “Kënga më e mirë rap” dhe “Albumi më i mirë Rap”, e “Bashkëpunimi më i mirë rap”.

Dy prej artistëve që dështuan dhe që befasuan për të keq ishin Jay Z dhe SZA.

Hov ishte njeriu më i nominuar në këtë mbrëmje në gjithësej tetë kategori, teksa SZA ishte më e nominuar nga femrat me pesë nominime, por që të dy nuk fituan asnjë çmim.

Lista e plotë e fituesve të Grammy më poshtë: 

Regjistrimi i Vitit
“24K MAGIC” – BRUNO MARS

Albumi i Vitit
24K MAGIC – BRUNO MARS

Kënga më e mirë e Vitit
“THAT’S WHAT I LIKE” – CHRISTOPHER BRODY BROWN, JAMES FAUNTLEROY, PHILIP LAWRENCE, BRUNO MARS, RAY CHARLES MCCULLOUGH II, JEREMY REEVES, RAY ROMULUS & JONATHAN YIP (BRUNO MARS)

Artisti më i mirë i ri
ALESSIA CARA

Performanca më e mirë POP solo
“SHAPE OF YOU” – ED SHEERAN

Performanca më e mirë POP në grup
“FEEL IT STILL” – PORTUGAL. THE MAN

Albumi më i mirë vokal POP
÷ (DIVIDE) – ED SHEERAN

Regjistrimi më i mirë DANCE
“TONITE” – LCD SOUNDSYSTEM

Albumi më i mirë DANCE/ELECTRIC
3-D THE CATALOGUE – KRAFTWERK

Performanca më e mirë ROCK
“YOU WANT IT DARKER” – LEONARD COHEN

Performanca më e mirë R&B
“THAT’S WHAT I LIKE” – BRUNO MARS

Performanca më e mirë tradicionale R&B
“REDBONE” – CHILDISH GAMBINO

Kënga më e mirë R&B
“THAT’S WHAT I LIKE” – BRUNO MARS

Albumi më i mirë URBAN
STARBOY – THE WEEKND

Albumi më i mirë R&B
24K MAGIC – BRUNO MARS

Performanca më e mirë RAP
“HUMBLE.” – KENDRICK LAMAR

Bashkëpunimi më i mirë RAP
“LOYALTY.” – KENDRICK LAMAR FEAT. RIHANNA

Kënga më e mirë RAP
“HUMBLE.” – KENDRICK LAMAR

Albumi më i mirë RAP
DAMN. – KENDRICK LAMAR

Bashkëpunimi më i mirë për mediat vizuale
LA LA LAND – (Artistë të tjerë të ndryshëm)

Kënga më e mirë e realizuar për mediat vizuale
“HOW FAR I’LL GO” – AULI’I CRAVALHO

Producenti më i mirë i vitit, jo klasik
GREG KURSTIN

Videoklipi më i mirë
“HUMBLE.” – KENDRICK LAMAR

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori