LAJMI I FUNDIT:

Brunei dënon me vdekje homoseksualët, në Nebraska ndodh “çudia”

Brunei dënon me vdekje homoseksualët, në Nebraska ndodh “çudia”

Brunei i ka kthyer marrëdhëniet intime mes meshkujve, në një shkelje të rëndë që dënohet me vdekje përmes goditjes me gurë. I njëjti ndëshkim i pret edhe shkelësit e kurorës.

Shteti i vogël islamik e vendosi këtë dënim si pjesë e zbatimit të një kriteri të ri penal, të bazuar në ligjin e Sheriatit.


Paketa e re dhe mjaft e ashpër ligjore parashikon dhe prerjen e dorës për krimin e vjedhjes.

“Dua që mësimet e Islamit të forcohen në këtë vend”, deklaroi sulltani Hassanal Bolkiah.

Por, lëvizja ngjalli menjëherë indinjatë mbarëbotërore, ndërsa vet komuniteti LGBT i Bruneit shprehu tronditje të thellë dhe frikë, nga ato që i cilësoi si “ndëshkime mesjetare”.

“Zgjohesh një ditë dhe sheh se fqinjët, familja apo edhe ajo e moshuara e këndshme që shet petulla në cep të rrugës, nuk të konsiderojnë më një qenie njerëzore, ose mendojnë se vrasja me gurë është normale”, tha për BBC-në një anëtar i këtij komuniteti, i cili nuk deshi të identifikohej, përcjell tch.

E teksa homoseksualët në Brunei përballen me vdekjen, në Nebraska, një grua 61-vjeçare solli në jetë mbesën e saj, duke shërbyer si nënë bartëse për të birin, Matthew Eledge, dhe bashkëshortin e tij, Elliot Dougherty.

Cecile Eledge ishte ofruar vet të ndihmonte Matthewn kur kishte mësuar dhe ai dhe partneri dëshironin shumë të kishin një fëmijë.

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori