LAJMI I FUNDIT:

Brukseli përshëndet përparimin e dialogut Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit

Brukseli përshëndet përparimin e dialogut Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit

Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Maja Kocijançiq është shprehur pozitivisht ndaj zhvillimeve më të reja rreth çështjes së emrit të Maqedonisë.

Në një deklarim për gazetën ditore greke ”Ta Nea”, Kocijançiq ka theksuar se Brukseli është duke i ndjekur zhvillimet rreth kësaj çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ajo e ka përshëndetur, siç thotë, përparimin e bërë në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit, duke shtuar se janë duke i përcjellur zhvillimet.

Kocijançiq shprehet për ruajtje të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore./Telegrafi/