Një ditë pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan ngriti zërin se Bashkimi Evropian nuk po respekton pikat e marrëveshjes dypalëshe për refugjatët, Brukseli vendosi të paraqesë në datën 4 maj raportin e progresit të liberalizimit të vizave për Turqinë.
Qeveria e Ankarasë do të marrë përgjigjen definitive nëse shtetasit turq do të udhëtojnë ose jo pa viza brenda vendeve të bllokut.
Kjo do të varet nëse Turqia do e ketë plotësuar detyrën e saj për të ndaluar emigracionin e pakontrolluar në Europë. Sikurse tha më herët edhe presidenti i KE ,Jean Claude Juncker,edhe komisionieri i emigracionit, Dimitris Avramopulos deklaroi se Brukseli do të monitorojë nga afër procesin e shkëmbimit të refugjatëve.
Raporti i parë i Komisionit Evropian për implementimin e marrëveshjes BE-Turqi, tregon përparim megjithatë kërkon më shumë angazhim. Komisioni tha se 325 emigrantë të parregullt janë kthyer në Turqi nga Greqia, e ndërsa sipas procesit të shkëmbimit 103 refugjatë sirianë me dokumentacion te rregullt janë zhvendosur në BE, transmeton tch.
Ndërsa, Ankaraja po ashtu ankohet se nuk ka marrë fondin e premtuar prej 3 miliardë eurosh, pasi 12 nga 28 shtetet e bllokut ende nuk kanë kontribuar, duke e bërë që shuma e mbledhur për Ankaranë të jetë 390 milionë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251