LAJMI I FUNDIT:

Bruksel, më 15 shtator fillon procesi i skriningut RMV-BE

Bruksel, më 15 shtator fillon procesi i skriningut RMV-BE

Në 15 shtator, delegacione zyrtare të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë fillojnë në Bruksel procesin teknik të ekzaminimit të legjislacionit të dy vendeve krahasuar me atë të Bashkimit Evropian. Ky ekzaminim, i ashtuquajtur “screening” ka për qëllim përafrimin e dy vendeve me legjiclacionin e deritanishëm të Bashkimit Evropian.

Në përfundim të këtij procesi, Komisioni Evropian harton raporte të ekzaminimit, për të rekomanduar hapjen e kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, siç e shpjegon dhe zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero Hernandez:


“Në vijim të konferencës së parë ndërqeveritare në 19 korrik me të dyja vendet që u mbajt një ditë pasi Këshilli i BE-së aprovoi kuadrot negociuese me të dyja vendet, Komisioni Evropian filloi menjëherë punën përgatitore për procesin e ekzaminimit (screening). Është një proces teknik dhe gjatë muajve të ardhshëm do të kemi një program pune shumë të ngjeshur, shumë intensiv. Do ketë shumë kontakte midis Komisionit Evropian nga njëra anë dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga ana tjetër. Ne parashikojmë që ky proces i ekzaminimit mund të zgjasë deri një vit.

Në përfundim të këtij procesi, grupkapitulli për fushat themelore do të hapet i pari dhe do të mbyllet i fundit, siç parashikohet në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit. Kjo metodologji vendos një fokus edhe më të fortë në fushat themelore, duke filluar nga sundimi i ligjit, funksionimi i institucioneve demokratike, reforma e administratës publike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe reformat ekonomike dhe qeverisja ekonomike”, deklaroi Ana Pisonero Hernandez.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mund të mbyllin negociatat e anëtarësimit vetëm kur të mund të përafrojnë dhe zbatojnë krejtësisht grupkapitullin mbi legjislacionin për sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe demokracinë. Hapja e grupkapitujve të negociatave të anëtarësimit mund të realizohet me një ritëm relativisht të qëndrueshëm, por mbyllja e tyre është një proces shumë strikt. Kjo shpjegon pse Mali i Zi, vendi më i avancuar aktualisht nê procesin e negociatave të anëtarësimit ka mundur të hapë të gjithë kapitujt, por jo t’i mbyllë ato./KlanM/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori