LAJMI I FUNDIT:

Brozovic pritet të kthehet për ndeshjen ndaj Juventusit

Brozovic pritet të kthehet për ndeshjen ndaj Juventusit
Marcelo Brozovic (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në fundjavë luhet ndeshjen më e madhe në Itali, ajo mes Interit dhe Juventusit.

Zonja e Vjetër tashmë ka siguruar titullin matematikisht, kurse zikaltrit kanë nevojë për fitore për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.


Një lajm i mirë ka ardhur për klubin nga Milano, në ndeshjen ndaj Juves pritet të rikthehet në fushë Marcelo Brozovic.

Vecino: Interi e dëshiron Scudetton e ardhshëm
Lexo po ashtu Vecino: Interi e dëshiron Scudetton e ardhshëm

Kroati kishte pësuar një lëndim javë më parë dhe kështu kishte munguar ndaj Frosinones dhe Romës, ndërsa Sky Sport raporton se lojtari ka filluar stërvitjen normale sot (e mërkurë).

Ish-lojtarit të Dinamo Zagrepit në stërvitje i është bashkuar edhe Matias Vecino. /Telegrafi/