LAJMI I FUNDIT:

Brnabiq: Vrasja e presidentit Vuçiq është planifikuar prej kohësh

Brnabiq: Vrasja e presidentit Vuçiq është planifikuar prej kohësh

Kryeministrja Ana Brnabiq deklaroi sot se vrasja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishte planifikuar prej kohësh.

“Është planifikuar prej kohësh dhe në detaje janë krijuar struktura paralele në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe një fushatë në mediat manjate, e cila sipas marrëveshjes është transmetuar edhe nga mediat në rajon”, citohet të ketë thënë Brnabiq për TV Pink, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Veç kësaj, Brnabiq ka theksuar se gjithçka që ndodhi në lidhje me përgjimin e presidentit dhe në rastin e aferës Jovanjiq ishte “për ta thënë butë, ishte një tentativë për grusht shteti”.

Vuçiq: Fuqitë e mëdha do të kërkojnë zhdukjen e Republikës Serbe në Bosnjë deri në pranverë
Lexo po ashtu Vuçiq: Fuqitë e mëdha do të kërkojnë zhdukjen e Republikës Serbe në Bosnjë deri në pranverë

“E gjithë narrativa është e tillë. Mendoj se kanë dashur ta vrasin para, gjatë dhe pas hapjes së monumentit të Stefan Nemanjës, por sot më duket se është prishur ajo narrativë. Ne do të vazhdojmë hetimet dhe nuk do të ketë njerëz të mbrojtur”, tha Brnabiq, transmeton Tanjug.

Synimi i këtyre mediave, siç vlerësoi ajo, ka qenë ta “dehumanizojnë” Vuçiqin, ta bëjnë atë dhe familjen e tij klan kriminal dhe në momentin e ekzekutimit fizik të tij, të thonë “çka është e çuditshme, ai e meritonte, ishte një mafioz dhe një politikan vetëm për shfaqje publike”.

Shërbimet kompetente po bëjnë punën e tyre dhe libreza partiake, emri dhe mbiemri apo funksioni nuk do të mbrojë askënd, ka shtuar kryeministrja Ana Brnabiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rrëzohet aeroplani ushtarak rus Su-34, raportohet për viktima

Rrëzohet aeroplani ushtarak rus Su-34, raportohet për viktima

Botë

"Ushtria e dronëve" të Ukrainës ka komandantin e saj

Botë
Ngrica janë vërejtur në disa nga malet e mëdha të Marsit - që thuhet se janë deri në tri herë më të larta se Everesti

Ngrica janë vërejtur në disa nga malet e mëdha të Marsit - që thuhet se janë deri në tri herë më të larta se Everesti

Botë
Katër profesorë amerikanë u sulmuan me thikë në një park publik, gjatë vizitës së tyre në Kinë - bëhen të ditura detajet e para

Katër profesorë amerikanë u sulmuan me thikë në një park publik, gjatë vizitës së tyre në Kinë - bëhen të ditura detajet e para

Botë
Flamuri rus është “shkatërruar” – Zelensky komenton situatën në rajonin Sumy në kufi me Federatën Ruse

Flamuri rus është “shkatërruar” – Zelensky komenton situatën në rajonin Sumy në kufi me Federatën Ruse

Botë
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia

Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia

Botë
Kalo në kategori