LAJMI I FUNDIT:

British Council prezanton programin “Shkollat e Shekullit 21”, në vlerë 10 milionë funte

British Council prezanton programin “Shkollat e Shekullit 21”, në vlerë 10 milionë funte

British Council në Kosovë ka lansuar programin “Shkollat e Shekullit 21”, në Ballkanin Perëndimor, pjesë e të cilit është edhe Kosova. Ky projekt në vlerë 10 milionë funte do t’iu mundësojë nxënësve të zhvillojnë shkathtësitë e tyre dhe mendimin kritik.

Koordinatorja lokale, Majlinda Mazelliu, ka thënë se ky program do të përkrah 694 shkolla dhe synon rezultat të prekshme në sistemin e arsimit.


“Gjatë tri viteve të ardhshme ky program do të zbatohet në të gjitha shkollat e mesme dhe të ulëta. Ky program do të përkrah mësimdhënësit dhe nxënësit e 694 shkollave përmes programeve. Pas tri vitesh ne synojmë që ky program të jap rezultatet e prekshme dhe sistemi i arsimit të ketë cilësi më të mirë”, ka thënë ajo.

Ministri i Evropës, Alan Duncan, përmes një video-mesazhi tha se programi do të ketë një vlerë prej 10 milion funtesh dhe do të përdoret nga nxënësit e moshave 10-15 vjeç.

“Programi në vlerë 10 milion funte do të përdoret për nxënësit e moshave 10 deri në 15 vjeç, që të mësojnë se si të kodojnë kompjuterët. Do të ndihmoj në krijimin e vendeve të punës, në zhvillimin e aftësive të tyre. Britania e Madhe po luan rol jetik në këtë program”, theksoi ai.

Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell. Ai theksoi se “Shkollat e Shekullit 21” janë program ambicioz që kanë për qëllim të përmirësojnë cilësinë e arsimit.

“Në shekullin e 21 të gjithë kemi nevojë për shkathtësi për të ardhmen. “Shkollat e Shekullit 21” janë program ambicioz që kanë për qëllim të përmirësojnë cilësinë e arsimit për nxënësit e moshës 10-15. Është investimi më i madh nga Britania në tërë Ballkanin Perëndimor, me vlerë më shumë se 10 milion funte. Britania do të vazhdojë të ndihmoj për një të ardhme më të suksesshme për të gjithë Ballkanin dhe në Kosovë”, ka thënë ai, shkruan Telegrafi.

O’Connell theksoi se ky investim mund të jetë më i suksesshmi në Kosovë.

“Është një investim direkt në ekonomi. Programi nuk ofron vetëm shkathtësi që kërkohet nga tregu i punës në të ardhmen, por ofron qasje për nxënësit që të mësojnë gjërat më të rëndësishme si mendim kritik dhe zgjidhje të problemeve. Kjo do të ndihmojë për të gjetur vend pune dhe që qytetarët të aftësohen për sfidat e të ardhmes. Programi ofron material, pajisje për të gjithë shkollat fillore në Ballkanin Perëndimor. Programi zhvillohet në bashkëpunim me MASHT-in, drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit në trajnime, prezantime, e pajisje të reja në shkolla. Ky investim mund të jetë me i suksesshmi në Kosovë. Investojmë në të ardhmen dhe besoj fuqimisht që e ardhmja e Kosovës me rinin dhe energjinë e tyre do të jetë më e suksesshme”, deklaroi ai.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, në këtë ngjarje tha se ky program është pajisja më e domosdoshme për të rinjtë e Kosovës.

“Falënderoj Mbretërinë e Bashkuar për kontributin që po japin, që të kemi një dritë në sistemin tonë dhe të përgatitim rininë drejt rrugës evropiane. Në Kosovë e kemi një pasuri të madhe, është rinia jonë. Por, këtë pasuri duhet ta pajisim me shkathtësi të nevojshme dhe “Shkolla e Shekullit 21” është pajisja më e domosdoshme që të rinjtë tanë të përgatitën për të ardhmen e tyre. Atyre do t’iu ofrohen tri elemente kyçe si: mendimi kritik që është praktikë e re e cila ka munguar në shkolla tona, pastaj mundësia e zgjedhjes së problemeve dhe shkathtësitë digjitale që janë e ardhmja e rinisë sonë dhe e vendit tonë. Rinia së shpejti do ta ketë vendin tonë në duart e tyre, dhe vendi jonë do të jetë i sigurt në të ardhmen”, theksoi ai.

Bytyqi deklaroi se ky projekt ka qëllim t’i aftësojë të rinjtë për të ardhmen.

“Ky projekt është i madh dhe përmban shumën 10 milionë funte. Përtej kësaj vlerë konsideroj se ka edhe një vlerë më të madhe në qëllimin e tij, e ajo është që të aftësoj të rinjtë për të ardhmen. Ne filluam si projekt pilot me 10 shkolla dhe pamë rezultatet e para të nevojshme. Tani ajo çka na mbetet neve dhe partnerëve është t’iu krijojmë mundësi nxënësve tanë”, ka thënë ai.

Drejtori i Edukimit për Evropën e Gjërë në British Council, Richard Everitt, ka thënë se kjo është mundësi e madhe për të udhëhequr me trajnime dhe shkathtësi.

“Jam i lumtur që kam një rol rajonal në Ballkanin Perëndimor. British Council ka vepruar në Kosovë qe 20 vite, dhe gjatë kësaj kohe ka bërë këmbimin e ideve. Kjo është mundësi e madhe për të udhëhequr me trajnime dhe shkathtësi. Është investimi më i madh që Britania e Madhe ka bërë në arsim. Po ashtu mendimi kritik dhe zgjidhja e problemeve është çështje kyçe për të ardhmen. Këto janë shkathtësi për të ardhmen për djemtë dhe vajzat e reja në Kosovë. Ka indikacione se po përshpejtohet kërkesa për shkathtësi të ndryshme inovative, dhe British Council do ta ofroj këtë për të ardhmen”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori