“Britbox”, prezantohet platforma që pritet të jetë konkurrent i “Netflix”
Kanali BBC dhe tri kanale televizive britanike më pak të popullarizuara, kanë nisur një shërbim të përbashkët të transmetimit, që synon të sfidojë mbizotërimin e Netflix në tregun e Britanisë së Madhe.
Platforma Britbox, do të shfaqë emisione të popullarizuara si drama historike “Downtown Abbey”, si dhe show real “Love Island”, që është në pronësi të ITV, transmeton Telegrafi.
Me këtë shërbim, që tani është i mundur edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, do të ofrohen edhe Channel 4 që është në pronësi publike dhe Channel 5 në pronësi të Viacom.
“Koleksioni më i madh, i kanaleve britanike që është në dispozicion”, është cilësuar Bitbox, parapagimi për të cilin kushton 9.92 euro në muaj.
Për shërbimet e Netflix, duhet paguar 6.95 deri në 10.43 euro në muaj, për planin standard. Derisa, për shërbimet e Prime të Amazon, duhet paguar 6.95 euro.
Sipas disa analistëve, investimi i kufizuar i BritBox në përmbajtjen origjinale, mund të shkaktojë probleme në një treg të dendur dhe shumë konkurrentë.
“Shikuesit do të kenë problem, që ta dallojnë nga Netflix ku deri më tani, ka transmetuar programet e ITV dhe BBC”, ka thënë analisti i medieve Tom Harrington.
Bazuar në shifrat e siguruara nga BBC dhe ITV për muajin korrik, mësohet se më shumë se 12 milionë familje në Britaninë e Madhe, paguajnë së paku një shërbim transmetimi, derisa katër milionë paguajnë për më shumë platforma. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
6G punon 500 herë më shpejt se telefonat mesatarë 5G
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City