LAJMI I FUNDIT:

Britaniku u lirua nga Jemeni pasi u mbajt i burgosur për pesë vjet pa gjyq

Britaniku u lirua nga Jemeni pasi u mbajt i burgosur për pesë vjet pa gjyq

Një britanik i burgosur është liruar pasi u mbajt në Jemen pa akuza ose gjyq për pesë vjet.

Luke Symons, sipas Amnesty International, ishte mbajtur nga rebelët Houthi në Sanaa, kryeqyteti i vendit të shkatërruar nga lufta civile, që nga arrestimi i tij në një pikë kontrolli sigurie në prill të vitit 2017, përcjell Telegrafi.

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka thënë se Symons do të “bashkohet së shpejti me familjen e tij” pas një sprove që e pa atë “të keqtrajtuar dhe të futur në izolim”.


Sipas Reuters, Symons u lirua me gruan dhe fëmijën e tij.

Në një deklaratë, z. Truss tha: “Jam i kënaqur që Luke Symons, i cili u ndalua në mënyrë të paligjshme, pa akuza ose gjyq që nga viti 2017 në Jemen, është liruar”.

“Luke ishte 25 vjeç kur u arrestua në mënyrë të paligjshme nga Houthis. Djali i tij ishte vetëm disa muajsh në atë kohë”.

Lirimi i Symons vjen pas një armëpushimi dy mujor që u zbatua në Jemen më 2 prill.

Ky është armëpushimi i parë mbarëkombëtar në gjashtë vitet e fundit në luftën civile vdekjeprurëse të vendit të Lindjes së Mesme që shpërtheu në vitin 2014. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori