Ky është momenti kur një shofer përplas veturën e tij sportive Ferrari që kushton 633 mijë dollarë, në një “kolonë” të pesë veturave të parkuara në skaj të rrugës.

Reklama

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur disa vetura të parkuara pak metra larg shtëpive private – goditen nga një veturë tjetër e tipit Ferrari që lëvizte me shpejtësi të madhe, transmeton Telegrafi.

Shoferi i veshur me bluzë pa mëngë dhe pantallona të shkurtër – tenton të hap dyert e veturës pas përplasjes, por pa ndonjë sukses. Ai del nga mjeti përmes dritares.

Në video shihet Ferrari SF90 pas përplasjes në Birmingham të Anglisë – që është shkatërruar pothuajse e tëra në pjesën e përparme.

Reklama

Vetura italiane që mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 340 kilometra në orë – është një prej modeleve që një dekadë më parë është cilësuar si vetura më e shpejtë në botë.

Reklama

Ndërkaq me të arritur në vendin e ngjarjes, ekipet e zjarrfikësve dhe policia nuk hasën në pronarin e Ferrarit. Tani ata po kërkojnë ndihmën e qytetarëve për çfarëdo informacioni që kanë që do të çonte në kapjen e tij.

Gjithashtu është interesant sesi nga kjo përplasje zinxhirore askush nuk është lënduar, madje as vet autori i këtij aksidenti të tmerrshëm në Angli. /Telegrafi/