LAJMI I FUNDIT:

Britaniku përndiqet nga e dashura me bark bebeje të rremë, pas fundit të lidhjes së shkurtër

Britaniku përndiqet nga e dashura me bark bebeje të rremë, pas fundit të lidhjes së shkurtër

Një burrë që përndiqej nga një ish-e dashur me test të rremë shtatzanie pasi kaluan një natë së bashku, ka treguar së fundmi për eksperiencën duke e quajtur ‘makth të vërtetë’.

Jamie Aitken tregon sesi e dashura nisi ta përndiqte atë pas fundit të lidhjes së tyre të shkurtër, duke veshur një bark të rremë bebeje për të mbështetur gënjeshtrat e saj.

Nga shkurti deri në qershor 2020, Jaclyn McGowan, nga Perthshire në Skoci, vazhdonte të kontaktonte Jamie dhe mamanë e tij duke diskutuar emra të mundshëm për beben dhe datat e pritura.

Duke folur me të përditshmen Daily Mail, Jamie, edhe ai nga Perthshire, përshkruante zhvillimet si ‘të frikshme’.

“Jam takuar vetëm një herë me të. Ishte pas një martese, ajo kishte një dhomë në hotel, nuk e mbaj mend mirë. Dhe më pas disa javë më vonë më tha se ishte shtatzënë. Mendoja se do të lindte një fëmijë”, thotë ai.

Por gruaja e fiksuar i kishte dërguar atij dhe famijarëve të tij kopje të grafive të motrës së saj shtatzënë, thotë Jamie, në atë që përshkruante si një tentativë për të kthyer kundër tij edhe anëtarët e familjes.

“Ajo po më manipulonte nga të gjitha aspektet e mundshme.

“Shkonte te vendi i punës së vëllait tim dhe i thoshte se ishte shtatë-mujashe shtatzënë, me një bark të rremë bebeje që kishte vendosur në trup. Siç rezultoi më vonë, motra e saj ishte shtatzënë dhe ajo merrte fotot prej saj”.

Jamie thotë se diçka e tillë duhet të ndalojë.

“Dua të mbroj njerëz të tjerë prej saj. Shpresoj që të marrë ndihmën e duhur mjekësore”, shton ai.

McGowan po pret tashmë dënimin e saj pasi pranoi akuzat e përfshirjes në një sjellje që shkaktoi alarm te personi dhe familjarët e tij.

Në një prej rasteve, ajo i kishte dërguar foton e një djepi bebeje dhe i kërkoi 300 funte për të paguar për të.

McGowan kishte planifikuar që më pas të thoshte se kishte humbur fëmijën.

36-vjecarja i kishte thënë nënës së Jamie, Wendy, se ajo do të kishte rolin e saj në rritjen e “nipit” të cilin e kishte quajtur Noah.

Ndërsa vëllait të të dashurit McGowan i ksihte thënë se ishte një “xhaxha” në pritje dhe se edhe ai “mund të luante një rol në jetën e djalit.”

McGowan ka pranaur akuzën e persekutimit dhe do të dënohet muajin që vjen. Avokati i saj Mike Tavendale tha në gjykatë se gruaja ka një seri problemesh mendore, edhe pse nuk kishte probleme të mëparshme me ligjin. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori