LAJMI I FUNDIT:

Britaniku humb jetën nga rrëzimi i helikopterit në Grand Canyon, prindërit e tij do të marrin 100 milionë dollarë dëmshpërblim

Britaniku humb jetën nga rrëzimi i helikopterit në Grand Canyon, prindërit e tij do të marrin 100 milionë dollarë dëmshpërblim

Prindërit e britanikut që humbi jetën pas një përplasjeje helikopteri në Grand Canyon, do të marrin dëmshpërblim prej 79 milionë funte, ose pak më shumë se 100 milionë dollarë.

Jonathan Udall (31), së bashku me gruan e tij, ishte një nga pesë britanikët që vdiqën pasi helikopteri u rrëzua dhe mori flakë në shkurt 2018.


Ai pësoi djegie në 90 për qind të trupit dhe vdiq pas 12 ditësh në spital, transmeton Telegrafi.

Padia e ngritur nga prindërit e tij thotë se ai mund të kishte mbijetuar nëse helikopteri do të ishte i pajisur me sisteme parandalimi nga zjarri.

Jonathan Udall nga Brighton dhe gruaja e tij Ellie Milward, 29 vjeç, vizituan SHBA-në me miqtë Becky Dobson, 27 vjeç, të dashurin e saj Stuart Hill, 30 vjeç dhe vëllain e tij Jason Hill, 32 vjeç, për të festuar martesën dhe ditëlindjen e fundit të Stuart Hill.

Grupi ishte në një helikopter Airbus EC130 B4 në Arizona, kur doli jashtë kontrollit dhe u rrëzua gjatë uljes.

Becky Dobson, Stuart Hill dhe Jason Hill, të gjithë nga Worthing, Sussex, u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa Ellie Milward vdiq disa ditë pas burrit të saj, gjithashtu nga djegiet.

Avokatët e prindërve të Jonathan Udall, Philip dhe Marlene Udall, nga Southampton, argumentuan se prodhuesi francez i helikopterëve Airbus Helicopters SAS dhe operatori i tij Papillon Airways, ishin neglizhues në dështimin për të instaluar një rezervuar karburanti rezistent ndaj përplasjes.

Ata pretenduan se djali i tyre nuk do të kishte pësuar “djegie të rënda dhe katastrofike” nëse do të ishte instaluar një sistem i tillë.

Sipas marrëveshjes së miratuar nga një gjykatës i Nevadës të premten, çifti do të marrë 75.4 milionë dollarë nga Airbus Helicopters SAS dhe 24.6 milionë dollarë nga Papillon Airways.

Në një deklaratë të lëshuar nga avokati i tyre, Gary C Robb, ata shpresojnë se rezultati do të inkurajojë prodhuesit të përmirësojnë sigurinë e helikopterëve në mënyrë që “asnjë prind tjetër nuk duhet të kalojë atë që ata kaluan”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori