LAJMI I FUNDIT:

Britaniku i cili luftoi në Ukrainë u gjet i vdekur në ujë me duart e lidhura pas shpine

Britaniku i cili luftoi në Ukrainë u gjet i vdekur në ujë me duart e lidhura pas shpine

Një britanik i cili luftoi në Ukrainë për Legjionin Ndërkombëtare u gjet i vdekur në ujë me duart e lidhura pas shpine.

Jordan Chadwick, 31-vjeçar, nga Burnley në Lancashire pati shërbyer në regjimentin e rojës skoceze në Ushtrinë Britanike nga viti 2011 deri në vitin 2015, raporton BBC, përcjell Telegrafi.


Nëna e tij Brenda Chadwick tha se familja e saj ishte e “thyer” nga vdekja e djalit të saj, i cili njihej si Joe.

Ushtria Ndërkombëtare e Ukrainës organizoi kthimin e kufomës së tij në atdhe më 7 gusht.

Një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes së britanikut do të zhvillohet në muajin shkurt.

Nëna e tij tha për BBC se ai gjithmonë donte të bëhej ushtar që në moshë të re.

“Pasioni i tij për të mbështetur lirinë dhe për të ndihmuar të tjerët me aftësitë e tij e bëri atë të largohej nga Mbretëria e Bashkuar dhe të udhëtonte në Ukrainë në fillim të tetorit 2022”, tha ajo.

Por më 26 qershor, gruaja tha se ishte informuar nga Policia e Lancashire se djali i saj ishte vrarë.

Zyra e Jashtme e Zhvillimit e Commonwealth e kontaktoi atë të nesërmen dhe konfirmoi lajmin tragjik. /Telegrafi/