LAJMI I FUNDIT:

Britanikja me ‘fobi’ ndaj ushqimeve ka ngrënë për një dekadë vetëm ‘chicken nuggets’

Britanikja me ‘fobi’ ndaj ushqimeve ka ngrënë për një dekadë vetëm ‘chicken nuggets’

Një vajzë në Angli e cila jetoi vetëm me ‘chicken nuggets’ për një dekadë, më fund e ka kapërcyer fobinë e saj ushqimore.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Jessica Thompson, 11-vjeçare, nga Swindon, Wiltshire, e kaloi jetën duke ngrënë vetëm ‘chicken nuggets’ pasi refuzoi të provonte ushqime të reja prej se ishte 18-muajshe.


Mamaja e saj, Julia Cain, 49-vjeçare, nuk ia ka idenë se çfarë shkaktoi ankthin dhe panikun rreth ushqimit te vajza e saj – po pasi kërkoi ndihmë profesionale, Jessica u diagnostikua në shtator me Çrregullim të Shmangies Kufizuese të Marrjes së Ushqimit (ARFID).

Njerëzit që kanë vuajtur nga ARFID zhvillojnë një fobi ndaj teksturës së disa ushqimeve, erës së pamjes së përgjithshme dhe kështu refuzojnë t’i provojnë ato.

Tani pas vetëm disa javësh punë me hipnoterapistin e saj, Jessica më në fund mund të shijojë një darkë të plotë të pjekur, si dhe shumë fruta dhe perime në shtëpinë e saj.

“Ajo po hante të gjitha ushqimet për fëmijë dhe po provonte shumë ushqime të reja”, tha Julia.

“Më pas ndaloi, dhe mund të hante vetëm ‘chicken nuggets’”, u shpreh nëna e Jessicës.

“Ajo do të hante tre ose katër me patate të skuqura si vakt, por zakonisht nuk e përfundonte atë”, deklaroi ajo.

“Në kutinë e saj të drekës, i vendosja vetëm bukë të thjesht, pa asgjë në të”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Komplimenti

Komplimenti

Kalo në kategori