LAJMI I FUNDIT:

Britanikët thyejnë rekord për zgjedhjet amerikane – qindra miliona dollarë baste për fitoren e Trumpit ose Bidenit

Britanikët thyejnë rekord për zgjedhjet amerikane – qindra miliona dollarë baste për fitoren e Trumpit ose Bidenit

Amerikanët e New York nuk janë të vetmit të fiksuar me votimin e së martës.

Njerëzit që vënë bast në Britani po grumbullojnë një shumë rekord parash për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.


Që nga mëngjesi i së mërkurës, 220 milionë paund, ose rreth 284 milionë dollarë, tashmë ishin vënë në bast në Betfair Exchange, tha Darren Hughes, një zëdhënës i Betfair, transmeton Telegrafi.

Kompania me qendër në Londër operon shkëmbimin më të madh në botë të basteve. Amerikanët tani mund të bëjnë bast ligjërisht për ngjarje sportive në shumë shtete, por është e paligjshme të bësh bast në zgjedhje, ose në SHBA ose në Mbretërinë e Bashkuar, raporton CNN.

Shuma e parave të hedhura në zgjedhjet e këtij viti në SHBA tashmë kryeson rekordin e mëparshëm të bastit prej 199 milionë paund në garën Trump-Clinton katër vjet më parë. Basti më i madh në çdo zgjedhje në Mbretërinë e Bashkuar ishte 113 milionë paund në votimin e Brexit 2016 .

Betfair po parashikon që shuma e paguar për zgjedhjet amerikane në fund të fundit do të arrijë 400 milionë.

Në garën presidenciale, ata që vënë bast ndaj presidentit Trump po marrin shanse shumë më të mira. Një bast prej 10 paund, ata do të fitojnë 18.80 paund, nëse ai fiton, kundrejt 5.26 paund për sfiduesin Joe Biden – në thelb duke i dhënë Trump një shans 34.8% për të fituar. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Interesante
Kalo në kategori