Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se ka "më shumë tension në aleanca sesa duhet të ketë", ndërsa aludoi në ngrirjen e marrëdhënieve me SHBA-në.

Starmer e lëshoi deklaratën gjatë një takimi të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Jerevan të Armenisë.


Duke iu referuar ndikimit të luftërave në Iran dhe Ukrainë në marrëdhëniet ndërkombëtare, Starmer thoa: "Nuk mund ta mohojmë se disa nga aleancat në të cilat jemi mbështetur nuk janë në vendin që do të donim të ishin”.

"Ka më shumë tension në aleanca sesa duhet të ketë, dhe është shumë e rëndësishme që ne të përballemi me këtë", shtoi ai,.

Kryeministri britanik deklaroi se Evropa duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen, pasi kontinenti ka “mbetur prapa për shumë vite” dhe se “nevojitet një element më i fortë evropian në NATO”.

Gjithashtu, ai ngriti çështjen se si dy luftërat po ndikojnë edhe në vendet e tjera dhe përmendi sulmet kibernetike nga Rusia dhe Irani në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/