OBSH lëshon deklaratë mbi shpërthimin e hantavirusit

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Henri P. Kluge, ka lëshuar një deklaratë në lidhje me shpërthimin e hantavirusit në një anije në Atlantik.
“Po veprojmë me urgjencë për të mbështetur reagimin ndaj ngjarjes së hantavirusit në bordin e një anijeje turistike në Atlantik, pas humbjes tragjike të jetës”, tha drejtori.
Raportohet se OBSH po punon për të mbështetur kujdesin mjekësor, evakuimin, hetimet dhe vlerësimin e rrezikut të shëndetit publik.
“Jam në kontakt të ngushtë me ekipet tona për të siguruar një përgjigje të koordinuar dhe të bazuar në shkencë. Falënderoj autoritetet e Afrikës së Jugut për mbështetjen e tyre të shpejtë, duke përfshirë kujdesin për një pacient në Mbretërinë e Bashkuar”, shtoi P. Kluge.
Ndryshe, infeksionet nga hantavirusi janë të rralla dhe zakonisht lidhen me ekspozimin ndaj brejtësve të infektuar.
Ndërsa të rënda në disa raste, nuk transmetohen lehtësisht midis njerëzve.
Sipas drejtorit rajonal të OBSH-së, rreziku për publikun e gjerë mbetet i ulët. “Nuk ka nevojë për panik ose kufizime udhëtimi”. Tha ai. /Telegrafi/

















































