Britania e Madhe do të heqë tarifat për shumicën e mallrave të importuara në rast të një largimi pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian.

Sipas një njoftimi të qeverisë britanike, si një masë e përkohshme, do të ketë zero tarifa për 87 për qind të importeve në vend, por tarifat do të mbahen mbi mallrat bujqësore, si mishi dhe disa produkte bulmeti, përcjell Telegrafi.

Qeveria tha se plani ishte i përkohshëm dhe do të zbatohej deri në 12 muaj.

Ndërkohë, është bërë një konsultim dhe rishikim i përgjithshëm për një qasje të përhershme mbi tarifat.

Konsumatorët britanikë bëjnë përgatitje për BREXIT-in Konsumatorët britanikë bëjnë përgatitje për BREXIT-in

Mosmarrëveshjet midis Britanisë së Madhe e Bashkimit Evropian për BREXIT-in e afërt vijojnë, janë formuar gjithnjë e më shumë të ashtuquajtura “grupe përgatitore”. Anëtarët e grupeve kanë krijuar disa forume në internet për të shkëmbyer mendime se çfarë të blejnë dhe si t’i ruajnë ato që blejnë. /Telegrafi/