LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe heq licencën e transmetimit të Russia Today (RT)

Britania e Madhe heq licencën e transmetimit të Russia Today (RT)

Pas një hetimi nga Rregullatori britanik i Medias, Russia Today i është hequr licenca për të transmetuar në këtë vend, duke e konsideruar rrjetin televiziv rus, i mbështetur nga Kremlini, se nuk është një “transmetues përgjegjës”.

Ofcom ka theksuar se kishte zhvilluar 29 hetime për shkelje të paanësisë në lidhje me mbulimin aktual të agresionit rus të Ukrainës.


“Ne e konsiderojmë këtë mjaftë serioze rreth çështjeve të ngritura brenda një periudhe kaq të shkurtër si shqetësuese, veçanërisht duke pasur parasysh historikun e RT-së”, thuhet në njoftimin e Ofcomit, përcjell Telegrafi.

Kjo lëvizje e rregullatorit vjen në momentin e luftës së informacionit midis Rusisë dhe aleatëve perëndimorë të Ukrainës. Moska ka kufizuar qasjen e disa faqeve të huaja të lajmeve dhe ka miratuar legjislacionin që ndalon “lajmet e rreme” dhe ndalon fyerjen e institucioneve zyrtare në internet.

Nisma për ndalimin e RT-së u ishte intensifikuar muajin e kaluar kur sekretarja e Kulturës, Nadine Dorries i kërkoi Ofcomit të shikonte funksionimin e rrjetit, se kjo medie po “përhap dezinformata” në lidhje me agresionin rus në Ukrainë.

RT u tërhoq nga transmetimi në Britani të Madhe, në fillim të këtij muaji, për shkak të sanksioneve. YouTube dhe Meta kanë bllokuar gjithashtu rrjetin për të transmetuar për publikun perëndimor. /Telegrafi/