Kryeministri britanik, Rishi Sunak, në një intervistë me rrjetin televiziv “BBC” deklaroi se marrëveshja e nënshkruar për menaxhimin e azilkërkuesve me Shqipërinë parandaloi shtimin e numrave të migrimit të paligjshëm në vendin e tij.
Edhe pse intervistuesja gazetarja Laura Kuenssberg pretendoi se kishte dokumente që nuk e mbështesin një fakt të tillë, Sunak shprehu bindjen se koha i dha atij të drejtë.
Unë i dhashë përparësi vendosjes dhe funksionimit të skemës për dëbimin e azilkërkuesve nga Shqipëria ka deklaruar kreu i qeverise britanike në këtë intervistë për rrjetin BBC, përcjell Tv Klan.
Qeveria në Londër ka vlerësuar faktin se shifrat e mbërritjeve të azilkërkuesve shqiptarë nëpërmjet anijeve të vogla në vitin 2023 u ul me 90%.
Në vitin 2022, 12,658 shqiptarë arritën të kalonin me varka të vogla nga Franca në Britaninë e Madhe nëpërmjet ngushticës së La Manshi-t.
Vitin e kaluar, ky numër ra me 93 për qind në 922 persona me origjine shqiptare pasi qeveria e Rishi Sunak prezantoi një sërë masash, duke përfshirë një marrëveshje të shpejtë dëbimi të azilkërkuesve me Shqipërinë.
Punonjësve britanike të çështjeve të azilit iu dhanë këshilla “të qarta” se Shqipëria ishte një vend “i sigurt”, dhe ata që nga ajo koheë kanë kundërshtuar me vendosmeri aplikimet për të kërkuar azil. Qeveria britanike jua bëri më të vështirë procedure e aplikimit për azil migrantëve që të pretendonin se ishin viktima të gjendjes kritike në vendin e tyre.
Si rezultat i aktivitetit të kultivimit të drogës dhjetëra emigrantë shqiptarë u dënuan me mbi 300 vjet burg vetëm vitin e kaluar, pasi u rekrutuan nga bandat e krimit të organizuar për të punuar në fermat e kanabisit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur