Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës – e ka dënuar vendimin e autoriteteve britanike për të sanksionuar zëvendës-presidentin e kësaj partie, Milan Radoiçiq, dhe e konsideruar atë “patriot të dëshmuar të rezistencës ndaj pushtimit të veriut të Kosovës” nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Mbretëria e Bashkuar i ka vendosur sanksione nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviqit, lider i një grupit të organizuar kriminal.
Sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar kanë për synim akterët e korruptuar, transmeton Telegrafi.
Ndaj vendimit të Mbretërisë së bashkuar ka reaguar Lista Serbe, duke thënë se “Për më shumë, këto veprime transparente dhe etiketime pa asnjë provë ndaj tij, prej të cilave përfiton Albin Kurti për të prezantuar veriun si vend krimi, shpërfaqin gjithë nervozizmin e atyre që duan të gjunjëzojnë serbët për më shumë se dy dekada, për t’i asimiluar dhe dëbuar ata nga shtëpitë e tyre”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.
Më tej në komunikatë thuhet se “nuk ka asnjë listë të ngjyrës së zezë, të kuqe apo të ndonjë ngjyre tjetër që mund të zvogëlojë respektin që ka nënkryetari ynë Milan Radoiçiq, tek serbët në Kosovë. Për më tepër, këto lëvizje transparente dhe etiketime pa asnjë provë kundër tij, që favorizojnë Albin Kurtin për ta paraqitur veriun si vatër krimi, tregojnë gjithë nervozizmin e atyre që për më shumë se dy dekada duan të shohin serbët në gjunjë, të asimiluar apo të dëbuar nga vatrat e tyre”.
Në vendimin e autoriteteve britanike është thënë se Milan Radoiçiq, biznesmen nga industria e ndërtimit, “ka përfituar nga përvetësimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’u dhënë kontrata fitimprurëse kompanive të tij të ndërtimit”.
Përveç Radoiçiqit, Britania ka sanksionuar edhe Zvonko Veselinoviqin dhe Sllobodan Teshiqin.
Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, por pa pasoja në njerëz.
Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri.
Sulmi ka ndodhur pak orë pasi Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se vendimi i policisë për të shtuar praninë e saj në veri, ka për qëllim sigurimin e qytetarëve.
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se “Policia e Kosovës nuk ka të drejtë të shkojë në veri dhe se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë.
Në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – pritet të mbahen zgjedhjet lokale më 18 dhjetor. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, kundërshton mbajtjen e tyre.
Përfaqësuesit e saj kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri. /Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City