LAJMI I FUNDIT:

Britania dërgon dy anije luftarake në Gjirin Persik

Britania dërgon dy anije luftarake në Gjirin Persik

Britania ka dërguar dy anije luftarake në Gjirin Persik, në vazhdën e sulmit të dronit të SHBA-së ndaj gjeneralit të lartë të Iranit Qassem Soleimani.

HMS Montrose dhe HMS Defender – një frigatë e tipit 23 dhe një shkatërrues tip 45 do të shoqërojnë anijet britanike për të ‘ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur anijet dhe qytetarët tanë’.


Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace urdhëroi anijet luftarake të lundrojnë në ngushticën e Hormuz për të siguruar anijet tjera me flamur britanik, transmeton Telegrafi.

Z. Wallace tha: ‘Dje fola me homologun tim amerikan Sekretarin Esper dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të angazhohen që të qetësohet situata. ”Unë kam udhëzuar përgatitjen për HMS Montrose dhe HMS Defender që të kthehen në detyrat shoqëruese të transportit Red Ensign në ngushticën e Hormuzit.

Qeveria do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur anijen tonë dhe qytetarët në këtë kohë”, tha Wallace. /Telegrafi/