LAJMI I FUNDIT:

Britania ‘blindohet’ përpara vizitës së Trumpit

Britania ‘blindohet’ përpara vizitës së Trumpit

Edhe pse e anuluar zyrtarisht nga Trump, vizita e presidentit amerikan në Britani, e para pas ardhjes në pushtet, pritet të zhvillohet duke filluar me mbërritjen e tij në Londër më 12 korrik.

Edhe pse eksiton frika e sfumimit të rëndësisë së kësaj vizite, për shkak të turit evropian të presidentit amerikan si dhe një takimi të mundshëm me Putinin, gjatë qëndrimit në Britani, Trump do të takohet me kryeministren Theresa May në rezidencën e saj jashtë Londrës “Chequers”, ku me një rëndësi të veçantë për Britaninë është një marrëveshje e mundshme tregtare amerikano-britanike pas BREXIT-it, si dhe çështje të tjera të nxehta si NATO dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

Marrëdhëniet mes May dhe Trump janë ftohur, pas kritikave të herëpashershme të saj ndaj politikave dhe deklaratave të presidentit amerikan.

Gjithsesi, ajo që cilësohet si “marrëdhënie speciale” mes Londrës dhe Uashingtonit pritet të rikonfirmohet edhe pse vizita nuk do të ketë pompozitetin dhe ceremonitë e një vizite klasike shtetërore.

Trump do të takohet edhe me Mbretëreshën Elisabeth II në “Windsor”, ndërkohë që Melania Trump do të vizitojë një spital fëmijësh.

Sipas të gjitha gjasave, Trump pritet të shkojë edhe në Skoci, nga ku është me origjinë e ëma e tij, për pasionin e tij të vjetër të sportit të golfit.

Në kuadër të “Operacionit Protect Trump”, rreth 10 mijë policë dhe pjesëtarë të forcave speciale britanike, do të sigurojnë vizitën e presidentit amerikan, ndërkohë që priten protesta të mëdha kundër Trump në qendër të Londrës.

Mendohet se vizita do të planfikohet e atillë që Trump të mos kalojë përmes Londrës dhe do të udhëtojë me helikopterin e tij presidencial nëpër takimet dhe vizitat që do të kryejë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori