LAJMI I FUNDIT:

Britani, shefi i “MI6”: Kërcënimi nga terrorizmi në nivele të paprecedenta

Britani, shefi i “MI6”: Kërcënimi nga terrorizmi në nivele të paprecedenta

Shkalla e kërcënimeve terroriste në Britaninë e Madhe është e paprecedentë. Në këtë konkluzion ka dalë kreu i ri i shërbimeve sekrete “MI6”.

Alex Younger tha se shërbimet sekrete dhe ato të sigurisë kanë eliminuar 12 komplote terroriste që prej qershorit të vitit 2013. Sipas tij, shumica e tyre vinin nga hapësirat e paqeverisura të Lindjes së Mesme, konkretisht Iraku dhe Siria.

Younger paralajmëroi gjithashtu se edhe “lufta hibride”, ku përfshihen sulmet kibernetike dhe trazimi i demokracisë, po bëhet një fenomen rrezikshmërisht në rritje.

“Rreziqet në fjalë janë tepër të thella dhe përfaqësojnë një kërcënim fundamental për sovranitetin tonë, – ka thënë ai. – Ato duhet të përbëjnë shqetësim për të gjithë ata që ndajnë vlerat demokratike”.

Në fjalimin e tij të parë publik që prej marrjes së detyrës, ai paralajmëroi mbi ndikimin e aleancës së Rusisë me presidentin Bashar al-Assad në Siri, teksa i konsiderojnë të gjithë kundërshtarët e Assadit si terroristë.

“Besoj se sjellja e Rusisë në Siri, në aleancë me regjimin e diskredituar të Assadit, do të sjellë një shembull tragjik të problemit të humbjes së legjitimitetit, nëse nuk ndryshojnë kursin”, tha ai.

“Duke përkufizuar si terrorist këdo që kundërshton një regjim brutal, ata bëhen armiq ekzaktësisht me atë grup që realisht duhet ta kenë në krah, nëse duan vërtet të mposhtin ekstremistët”.

Younger shtoi se “nuk mund të jemi të siguritë nga të tilla kërcënime, të cilat burojnë nga ai vend, për sa kohë që lufta civile nuk do të marrë fund”.

Grupi i të ashtuquajturit Shtet Islamik ka shfrytëzuar situatën në Siri për të fortifikuar bastionet e tij në rajon dhe për të ndërmarrë një luftë ndaj Perëndimit, tha ai për gazetarët e pranishëm në selinë e “MI6” në Londër, transmeton tch.

Më pas shtoi se IS, i njohur ndryshe edhe si ISIL apo DAESH, ka një “strukturë shumë të organizuar planifikimi për sulme të jashtme”, e cila po përpiqet të organizojë sulme kundër Britanisë së Madhe dhe të gjithë aleatëve të tjerë “edhe nëse nuk do t’u duhet të largohen nga Siria” për t’i realizuar ato.

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori