LAJMI I FUNDIT:

Brinjë qengji të marinuar në mjaltë, verë, kanellë dhe hudhër

Brinjë qengji të marinuar në mjaltë, verë, kanellë dhe hudhër
dreamstime

Është shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe ju shkrihet në gojë pasi mishi është i butë, i lëngshëm dhe i shijshëm

Shërbejini me disa perime, të ziera ose në formën e një sallate të mirë, transmeton Telegrafi.


Përbërësit:

– 1,5 kg brinjë qengji;
– 2 qepë;
– 2 lugë të vogla hudhra të bluara;
– 3 lugë të vogla mjaltë;
– 3 lugë të vogla vaj ulliri;
– ¼ e filxhanit salcë soje;
– 1 një filxhan verë;
– piper;
– kripë;
– ¼ e filxhanit lëng limoni;
– 1 lugë e vogël kanellë.

Përgatitja:

Në një enë më të vogël përzieni qepën e grirë, hudhrën, vajin, mjaltin, salcën e sojës, verën, piperin, kripën, lëngun e limonit dhe kanellën.

Brinjët e qengjit vendosni në një enë rezistuese ndaj zjarri dhe hidhni sipër gjithë përzierjen.

Futeni në frigorifer për një orë dhe kthejeni në furrë të shporetit. Piqeni 40 minuta në 200 gradë Celsius.

Shërbejeni me perime.

Ju bëfshin mirë! /Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Si të bëni brumin për picë shpejt dhe thjesht: Vetëm disa përbërës na japin një vakt shumë të shijshëm

Si të bëni brumin për picë shpejt dhe thjesht: Vetëm disa përbërës na japin një vakt shumë të shijshëm

Pica
Kalo në kategori