LAJMI I FUNDIT:

Brigitte Nielsen flet rreth amësisë në moshën 54-vjeçare

Brigitte Nielsen flet rreth amësisë në moshën 54-vjeçare

Frida ishte fëmija i pestë dhe vajza e parë. Ka katër djem nga marrëdhëniet e mëparshme, të cilët thonë se janë të lumtur për motrën.

Aktorja e famshme Brigitte Nielsen tronditi botën kur lindi vajzën Frida në moshën 54-vjeçare. Vajza tani është shtatë muajshe dhe nëna e saj thotë se ndihet më mirë se kurrë.

“Shtatzënia ime nuk ishte e komplikuar. Sidoqoftë, mendova se në këto vite nuk do të kthehesha në të vjetrën. Por vetëm dy javë pas lindjes, u ktheva në të vjetrën”, tha Nilsen në një intervistë për “Today”.

View this post on Instagram

Dream, never stop Believing it ♡ #dreams #babygirl

A post shared by Brigitte Nielsen (@realbrigittenielsen) on Nov 7, 2018 at 10:43am PST

Shtatzënia dhe rimëkëmbja pas lindjes kanë kaluar më lehtë sesa shpresonte, por një gjë nuk ishte aq e thjeshtë. Domethënë, aktorja dhe bashkëshorti i saj 40-vjeçar, Matia Desi, janë ndihmuar nga mjekët që përmes fekondimit artificial të bëhen prindër pas 11 vjetëve.

“Duhet shumë kohë dhe nuk është për të gjithë. Është e shtrenjtë dhe e vështirë për një lidhje, sepse zhgënjimi është i madh”, shpjegoi ajo.

Ajo lindi vajzën e saj Frieda në fund të qershorit të vitit të kaluar dhe që atëherë është ndjerë mirënjohës dhe e bekuar, megjithëse ajo ka hasur në kritika të shumta që ka vendosur të bëhet nënë pas moshës 50-vjeçare.

Frida është fëmija i saj i pestë dhe vajza e parë. Nga lidhjet e e mëparshme ka katër djem: 34-vjeçarin Julian Winding, 29-vjeçarin Kilian Gastine, 25-vjeçarin Daglas Meyer dhe 23-vjeçarin Raul Meyer Younger. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori