LAJMI I FUNDIT:

Brighton përgatit kontratë rekorde për Kaoru Mitoma, pas interesimit nga Real Madridi, Man City dhe Arsenal

Brighton përgatit kontratë rekorde për Kaoru Mitoma, pas interesimit nga Real Madridi, Man City dhe Arsenal

Brighton po përgatitet t’i ofrojë Kaoru Mitomas një kontratë rekorde pasi një mori klubesh të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin dhe Arsenalin, shprehën interesimin e tyre.

Anësori 25-vjeçar japonez, i cili e kaloi sezonin e kaluar në huazim te skuadra belge, Union SG, iu dha debutimi i tij në Brighton në një barazim pa gola me Newcastle në gusht.


Dhe që nga ajo ndeshje, sulmuesi është bërë një nga lojtarët më të spikatur të Ligës Premier në atë që ka qenë një ecuri mjaft e jashtëzakonshme në Amex.

Kaoru Mitoma shënoi një gol të bukur ndaj Leicester Cityt, japonezi po tregon çdo ditë talentin e jashtëzakonshëm
Lexo po ashtu Kaoru Mitoma shënoi një gol të bukur ndaj Leicester Cityt, japonezi po tregon çdo ditë talentin e jashtëzakonshëm

Mitoma ka qenë i përfshirë në 14 gola që nga mesi i tetorit, duke përfshirë një paraqitje të paharrueshme kundër Liverpoolit – një ekip ndaj të cilit deri më tani ka kompletuar 10 driblime në të gjitha garat.

Si rezultat i formës së tij të shkëlqyer, një mori klubesh po i duan shërbimet e tij. TEAMtalk sugjeron se Real Madrid, Bayern Munich dhe Manchester City kanë qenë të interesuar për transferimin e tij.

Liderët e Ligës Premier, Arsenali, gjithashtu janë lidhur fort me një lëvizje për sulmuesin në formë.

Arsenali 'përpilon listën e dëshirave me pesë lojtarë' pasi Chelsea rrëmbeu transferimin e Mykhailo Mudryk
Lexo po ashtu Arsenali 'përpilon listën e dëshirave me pesë lojtarë' pasi Chelsea rrëmbeu transferimin e Mykhailo Mudryk

Por, për të shmangur interesimin e klubeve të mëdha, skuadra e Roberto De Zerbit thuhet se është gati të bëjë Mitoma lojtarin më të paguar të klubit.

Reprezentuesi japonez nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me Pulëbardhat në vitin 2021, por lidhja e tij me një kontratë më të gjatë pas formës së tij të jashtëzakonshme, do të tregohej lëvizje e mençur nga Brighton. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori