Marrëveshja për Brexit-in ka shkaktuar krizë në Britaninë e Madhe. Teksti i kontratës së arritur me BE-në zë 585 faqe. Pikat më të rëndësishme.
Faza e tranzicionit
Më 29 mars, Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Evropian. Por pas kësaj është parashikuar të vijojë faza e tranzicionit.
Në këtë periudhë Britania do të mbetet fillimisht brenda tregut të brendshëm dhe Bashkimit Doganor të BE-së, në mënyrë që të parandalohet zhytja e vendit në krizë të fortë ekonomike.
Kjo fazë do të zgjasë afro dy vjet deri në 31 dhjetor 2020. Ajo mund të zgjatet. Por kërkesa për zgjatjen e saj duhet bërë para 1 korrikut 2020.
Mbretëria e Bashkuar duhet të vazhdojë t’i njohë rregullat e paracaktuara nga BE-ja pa pasur vetë të drejtë vote, dhe është e detyruar të paguajë edhe më tej kuotën e anëtarësimit.
Por në të njëjtën kohë ajo mund të përmbyllë “marrëveshje ndërkombëtare” të vetat në sektorin e tregtisë, por ato mund të hyjnë në fuqi, vetëm pasi të ketë përfunduar periudha e tranzicionit.
Shtetasit e BE-së
Në Britaninë e Madhe jetojnë mbi tre milionë shtetas nga vendet e tjera të BE-së, ndërsa në vendet e BE-së jetojnë rreth një milionë britanikë.
Ata kanë të drejtë rezidence në Britani dhe në BE, të punojnë ose të studiojnë, atje ku duan.
Po ashtu, atyre u garantohet e drejta e sigurimit shëndetësor, pensionet dhe përfitimet e tjera sociale.
Kjo vlen edhe për ata shtetas britanikë që do të hyjnë në BE, përkatësisht shtetas të BE-së që hyjnë në Britani gjatë periudhës së tranzicionit.
Sipas kryenegociatorit të BE-së, Michel Barnier, atyre u lejohet qëndrimi “për gjithë jetën e tyre” së bashku me anëtarët e familjes, pra, bashkëshortët ose partnerët e jetës, fëmijët ose prindërit.
Detyrimet financiare
Britania e Madhe duhet të përmbushë të gjitha detyrimet financiare që janë krijuar gjatë periudhës kur ajo ka qenë anëtare – edhe në qoftë se ato ekzistojnë edhe pas datës së Brexit-it dhe pas përfundimit të fazës së tranzicionit. Nuk dihet ende se sa e lartë do të jetë shuma, por është rënë dakord për metodën e llogaritjes.
Sipas qeverisë britanike, bëhet fjalë për 35 deri 39 miliardë paund (40, 2 deri 44, 8 miliardë euro).
Deri në vitin 2020, Mbretëria e Bashkuar ende do të ketë pjesën e vet në planbuxhetet vjetore, por jo më pas, edhe nëse periudha e tranzicionit do të zgjatet.
Irlanda e Veriut
Kufiri ndërmjet krahinës britanike të Irlandës së Veriut dhe anëtares së BE-së, Irlandës, është çështja më e komplikuar në Brexit.
Shkaku është Marrëveshja e së Premtes së Madhe, e cila i dha fund konfliktit të përgjakshëm të Irlandës së Veriut midis nacionalistëve katolikë irlandezë dhe lojalistëve protestantë.
Ajo parashikon kufij pa kontrolle. Brexit-i rrezikon kështu të vendosë “kufij të fortë” me kontrolle të rrepta ndaj personave dhe mallrave, gjë që të dyja palët kanë dashur ta shmangin medoemos.
Sipas marrëveshjes, të dy shtetet duan të “bëjnë çdo përpjekje” për të përmbyllur një marrëveshje tregtare gjashtë muaj para se të përfundojë faza kalimtare.
Nëse kjo nuk funksionon, atëherë mund të zgjatet faza e tranzicionit – ose të hyjë në fuqi një i ashtuquajtur “backstop”, që do t’i mundësonte Britanisë së Madhe të mbetej brenda Unionit Doganor të BE-së derisa të merret një vendim tjetër.
Për Irlandën e Veriut do të mbeten në fuqi dispozitat e tregut të brendshëm të BE-së. Pra, nuk do të ketë as kontrolle e as dogana. /dw/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre