LAJMI I FUNDIT:

Breshër në Podujevë, shi i rrëmbyeshëm në Pejë (Foto/Video)

Breshër në Podujevë, shi i rrëmbyeshëm në Pejë (Foto/Video)

Ashtu siç kanë paralajmëruar meteorologët, reshjet e shiut dhe breshrit në vendin tonë kanë filluar në paraditen e sotme (shtunës).

Një erë ë fortë me reshje shiu dhe breshëri ka përfshirë disa zona të Komunës së Podujevës sot në orët e paradites, raporton Telegrafi.


Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar video nga fshati Letanc, ku ka pasur reshje të breshrit, të cilat do të shkaktojnë dëme në kulturat bujqësore.

Edhe në Pejë ka reshje të rrëmbyeshme të shiut, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët e këtij qyteti.

Meteorologët kanë paralajmëruar për ditën e sotme reshje shiu të shoqëruara me erëra të forta dhe shkarkim rrufesh. /Telegrafi/