LAJMI I FUNDIT:

Brenda vitit në Prishtinë hapet shkolla falas për kodim

Brenda vitit në Prishtinë hapet shkolla falas për kodim

Për këdo mbi 18 vjeç, ofrohet mundësia për të mësuar kodim falas. Kjo do të realizohet brenda vitit në Prishtinë.

Nënkryetarja e Prishtinës Donjeta Sahatçiu ka njoftuar se në kryeqytet po hapet kampusi i parë i rrjetit global të “shkollave 42”.


Kjo është një shkollë e konceptit të veçantë, pa profesorë e kurse, pa diplomë e kualifikim paraprak, për moshat mbi 18 vjeç, dhe në Prishtinë do të jetë tërësisht falas.

“Po e nisim këtë udhëtim të jashtëzakonshëm me geekosova, me nënshkrimin e marrëveshjes së fundit, për fillimin e punimeve në hapësirën e zotuar prej 1000 m2 për kampusin më të ri të kodimit. Kjo hapësirë, me shërbime përcjellëse komunale si mbështetje, jo vetëm që do të jetë e gatshme të ofrojë mundësi për qindra studentë të marrin shkathtësitë e shumë kërkuara përmes një sistemi të dëshmuar globalisht, por edhe do të shërbejë si qendër inovacioni për ide të reja në të ardhmen”, ka njoftuar Sahatçiu.

Sipas Barometrit të Teknologjisë së Informacionit për vitet 2021-2022 të sapo publikuar nga STIKK, 75% e kompanive kanë raportuar se përballen me një deficit të fuqisë punëtore të kualifikuar.

“Nevojës së madhe të Kosovës për programerë të shkathët në treg duhet t’i përgjigjemi me zgjidhje konkrete, të shpejta dhe të qëndrueshme”, ka shkruar tutje nënkryetarja e Prishtinës.

Sipas saj kushdo duhet të ketë mundësinë të provojë kodimin, pavarësisht moshës, përvojës dhe kushteve financiare.

“Nuk mjafton që lënda e kodimit të jetë lëndë zgjedhore në shkolla. Koncepti i rrjetit të “shkollave 42” do të i përgjigjet saktësisht kësaj nevoje”.

Sahatçiu thotë se partneriteti me geekosova është një shembull tipik se çfarë mund të arrihet kur shoqëria civile ofron projekte ideore të cilat i shërbejnë të mirës së përgjithshme shoqërore dhe institucionet publike, sikurse e kanë edhe përgjegjësi, ofrojnë mbështetjen e tyre dhe e bëjnë të mundshme.

“Takimi me Taulantin dhe ekipin e tij ka qenë ndër takimet e mia të para me ardhjen time në Kryeqytet. Si ish-udhëheqëse e një kompanie të TIK në Kosovë dhe anëtare e zëshme e komunitetit për një dekadë, kam përjetuar çdo ditë nevojat për nisma të mëdha ku talenti dhe potenciali i të rejave e të rinjve të këtij vendi mbështetet e fuqizohet nga qeverisjet”.

“Mundësia që sot t’a shtyej po këtë vizion, me ekip brenda institucionit, është përmbushje e madhe. Ne lëvizim, por hapja e “shkollës 42” në Prishtinë është trashëgimi për vendin”, ka njoftuar tutje Sahatçiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori