E gjithë bota ka bërë gëzuar tashmë ardhjen e Vitit të Ri, duke hyrë kështu në vitin e 18-të të dekadës së dytë të shekullit XX.
2018-a erdhi dhe u prit me shumë gëzim edhe nga shqiptarët, të cilët festuan me këngë e hare, duke shpresuar në një vit më të mirë.
Atmosferë festive pati në thuajse çdo shtëpi, përfshirë këtu edhe në ato të figurave publike, të cilat zgjojnë gjithmonë kureshtje te publiku.
Telegrafi është gjendur pranë disa prej personazheve të njohur, të cilët nuk kanë hezituar që të shpalosin emocionet e tyre për vitin e ri 2018.
Aktorja Teuta Krasniqi thotë se është shumë entuziaste për festat e fundvitit, ndërsa nuk ka hezituar të flasë në pika të shkurtra për Telegrafin rreth dekorimit të shtëpisë, që ajo së bashku me vajzat i kanë bërë për fundvit.
“Jam shumë entuziaste për periudhën e fundvitit dhe qysh në fillim të dhjetorit e stolisim bredhin dhe gjithë ambientin e shtëpisë. Më pëlqen shumë atmosfera dhe procesi i stolisjes, zakonisht e rezervojmë një ditë vikendi dhe gjithë ditën merremi me këto zbukurime, ku involvohemi të gjithë, unë me vajza si dhe Adonisi”, tha Teuta Krasniqi për Telegrafin.
Dhuratat poshtë pemës së Vitit të Ri janë një tjetër element kyç dhe shumë i rëndësishëm, detaj i cili vërehet mjaft mirë nga fëmijët, pasi janë ata të cilët i duan dhuratat. Për Telegrafin, Teuta tregon se sa e kujdesshme u tregua edhe për këtë pjesë.
“Çdo vit të ri i bëj dhuratat më të veçanta dhe të bukura për secilin anëtarë të familjes, po ashtu edhe shumicën e kutive të dhuratave i punojmë bashkë me Tarën, si dhe kartolinat”, tregon më tej aktorja.
Familja Krasniqi përball fotografit Norik Uka, realizuan një set fotografik shumë të veçantë për fundvit në shtëpinë e tyre, imazhet e disa prej të cilave ua sjell ekskluzive, Telegrafi.
Në fundin e vizitës në shtëpinë e saj, Teuta jep një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët, për Vitin e Ri 2018.
“Shpërndani më shumë dashuri, besoni në vetvete, dhe jeni mirënjohës për gjithçka që keni në jetë. Sa më shumë mirënjohës që jemi, aq më shumë arsye për të qenë mirënjohës do të kemi. Urime 2018”, përfundon bisedën e saj Teuta Krasniqi për Telegrafin.
Nata e Vitit të Ri ka kaluar bukur dhe në një ambient të dekoruar me shije edhe në shtëpinë e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Çifti Haradinaj para pak ditësh, gjatë një interviste për Telegrafin patën zbuluar planet e tyre për fundvit, duke treguar edhe se sa entuziastë janë ata për festat e fundvitit.
“Besoj festa dhe entuziazmi i natës së vitit të ri është më e bukur dhe interesante kur ka fëmijë përreth. Ata ende ‘besojnë’ në Babadimër, prandaj edhe i japin kuptim! Ndërkaq, edhe unë e kam shumë për zemër muajin dhjetor për shkak të festave të fundvitit, dritave, dekorimit”, ka thënë Anita Muçaj-Haradinaj për Telegrafin.
Sakaq, një arsye edhe më shumë për të festuar këtë vit, ka pasur këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, e shquar si diva e estradës.
Ajo këtë e ka pritur për herë të parë natën e ndërrimit të viteve së bashku me të voglin e saj, Uliks, kjo pasi gjatë 2017-s, ajo u bë nënë për herë të parë.
“Një vit që filloi me dhembje dhe mbaroi me shumë dashuri. Shumë intensitet, shumë ndjenja. Lodhja më ndjenja. Lodhja më e mirë në jetë”, ka thënë Adelina Ismaili për Telegrafin.
Shtëpia e dekoruar bukur dhe me kapele Babadimri në kokë për të voglin Uliks, i kishte dhënë një atmosferë edhe më festive familjes Ismaili. Adelina, bisedën për Telegrafin e mbylli me një dëshirë për familjen e saj.
“Kam veç një dëshirë: Zot jepi shëndet familjes sime që janë më shumë se gjithçka për mua”, përfundoi Adelina ismaili për Telegrafin.
Një shtëpi e dekoruar në detaje dhe me atmosferë tejet festive, duket të jetë edhe ajo e këngëtares Ledina Çelo.
Këngëtarja joshëse, e cila prej vitesh jeton në Gjermani me bashkëshortin e saj, boksierin kosovar Naim Kabashi dhe dy fëmijët e tyre, e presin me shumë dëshirë periudhën e fundvitit.
“Është periudha më festive e vitit, që të gjithë e presim me shumë dashuri. Shtëpia jonë dekorohet çdo vit për festa, dhe njëlloj kemi vepruar edhe sivjet. Gëzuar 2018 ! Dashuria mbretëroftë në familjet tuaja”, tha Ledina Çelo për Telegrafin.
Shtëpia në familjen Krasniqi ishte e stolisur bukur për Vitin e Ri 2018, gjersa më shumë se të gjithë, këtë festë po e shijonin dy më të vegjlit e familjes, Erlisi dhe Periana.
Ledina Çelo shquhet si njëra ndër këngëtaret më atraktive të skenës, dhe përkundër moshës ajo vazhdon të jetë në top formë, duke joshur me linjat e saj. Elegante dhe plot shkëlqim, këngëtarja dukej edhe në natën e ndërrimit të viteve.
Edhe këngëtari i njohur Albatrit Muqiqi këtë vit ka pasur një arsye me shumë të festuar, kjo pasi në 20170n, ai u bë baba për herë të parë, i një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Amelia.
Për Telegrafin, Albatriti e cilësoi vitin e shkuar si një nga ato vitet që do ta mbajë mend gjatë.
“Ky vit ka qenë viti më i mirë i jetës time nga që u bëra baba dhe është viti më i mirë për mua, po ashtu ka qenë një vit mjaft i ngarkuar me projekte dhe koncerte dhe mjaft i suksesshëm”, tha Albatrit Muqiqi për Telegrafin.
I njëjti në vazhdimin e bisedës, tregoi se i e festoi natën e ndërrimit të viteve, dhe a është kujdesur për dhuratat e fundvitit.
“Natën e parë me date 31 e me familje, ndërsa tjerat jam me mbrëmje në Zvicër. Zakonisht bëj dhurata brenda familjes, nënës, gruas dhe motrave”, përfundoi Albatrit Muqiqi për Telegrafin.
Kjo ishte sa i përket disa prej personazheve të njohur, të cilët nuk hezituan të ndajnë me fansat imazhe nga përbrenda familjes së tyre për festat e fundvitit, duke zbuluar edhe dëshirat e tyre për vitin 2018. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?
“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos